Albania
Një profesor gjerman i historisë së luftërave në Evropën Qendrore, një herë më pat thënë se ‘ju shqiptarët e keni prejardhjen nga Kaukazi, apo jo?’
Ideja se shqiptarët e Ballkanit janë Albanët e Kaukazit është shpërndarë nga disa ‘historianë’ sharlatanë serbë e rusë. Qëllimi ka qenë që të plasohet e ‘vërteta’ se shqiptarët e Ballkanit kanë ardhur vonë në këtë rajon, pas dyndjeve sllave. Me këtë është tentuar të zhvlerësohet autoktonia dhe e drejta historike e shqiptarëve.
Albania e Kaukazit është temë interesante. Në realitet termi ‘Albania’ është përdorur për këtë rajon të Kaukazit ndoshta 10 shekuj më herët se ‘Albania’ për Shqipërinë e Ballkanit. Me këtë emër e ka përmendur Strabo, Siriusi, Plini, Dionisiusi i Halikarnasit e ndoshta edhe ndonjë tjetër dijetar i lashtësisë greke dhe romake.
Dihet që Albanët e Kaukazit kanë pasë shtet që nga shekujt e parë të erës sonë dhe se kanë qenë popull me shumicë nomadë dhe blegtorë. Strabo i përshkruan si njerëz të gjatë, të bukur dhe të ndershëm e që nuk jetojnë më shumë se 100 vjet. Kanë besuar në Diellin dhe Hënën dhe kanë përformuar sakrificën njerëzore si pjesë të besimit të tyre.
Nuk dihet shumë për gjuhën e tyre. Por, dihet se Albania është shtrirë në hapësirat e sotshme të Azerbejxhanit, Dagestanit dhe Gjeorgjisë. Dihet edhe fakti që Albanët më nuk ekzistojnë pasi që janë shkrirë në popujt e këtyre vendeve. Gjatë historisë Albanët janë përballur me romakët, varangianët, hunët, arabët dhe invazionet tjera. Pas forcimit të Azarëve (shek. X), numri i mbetur i Albanëve dëbohen në Armeninë e sotme dhe më nuk përmenden si popull. /Trungu & InforCulture.info
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…
Të pasur me proteina dhe probiotikë, këto produkte ndihmojnë në ngopje dhe tretje – por…
C. G. BROWN: BUBULINA, NJË SHQIPTARE, ME SHQIPEN SI GJUHË AMTARE, NJË NGA GRATË MË…