<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

“Presidium Pompei “ në Dardani

E kemi fjalën për qytetin e Aleksincit që sot fatkeqësisht është në Serbi. Jo fort larg nesh , jo fort larg  Prishtinës por është në Serbi . E pse në  Serbi kur edhe aty flitej më shumë shqip se çdo gjuhë tjetër ,përgjigjen e gjejmë në pushtimin  450 vjeçar  otoman  dhe pastaj edhe  Konferencën e Berlinit 1878 dhe vendimet e saja ,kur otomanët   i ndihmonin rusëve për ndarjen e tokave tona. Nejse , kjo është e kaluar ; neve na mbetet vetëm të shkruajmë historinë e së kaluarës , në mënyrë që kanceri  turko- serb mos te na e përgatitë ndonjë metastazë të re  në tokat që na kanë mbetur.

Të shënojmë se vet serbët e shkruajnë : : Pra territori i sotëm i komunës së Aleksincit ka qenë i banuar që nga koha e neolitit . Grupi më i madh e vendbanimeve  i takonte Kulturës së Vinçës ( “Teritorija današnje opštine Aleksinac bila je naseljena od perioda mlađeg kamenog doba – neolita. Najveći broj naselja pripadao je vinčanskoj grupi. Ona je dobro naseljena i u antičko doba naročito leva strana Južne Morave.”  )

Serbët e shkruajnë edhe këte  — Shënimet më të vjetra për për vendbanimet serbe në tokat e Komunës së Aleksincit datojnë që nga shekulli i 14-të.– (Најстарије податке о садашњим српским насељима на данашњој територији општине Алексинац имамо са краја XIV века и то: о Глоговици, Љубешу, Бовну и Липовцу)

Pra është normale se këtu e më gjer nuk kishte serb . Këtu e kemi një paqartësi sepse aty ishin shqiptarët e fesë ortodokse , dhe dardanët e dikurshëm që romakët i gjetën dhe i pushtuan aty .

Serbët mundohen të ndërrojnë historinë e banorëve të këtuhit duke shkruar që romakët i gjetën keltet dhe skordisket ( Të cilët banonin mbi Lumin Danub fxh ) dhe e harrojnë se hartat që vet i postojnë flasin ndryshe.  

Qëllimi i shkrimit është Praesidiumi Pompei, një bazë e madhe ushtarake romake , në vijën lidhëse rrugore me rëndësi të madhe në mes të veriut të Moesisisë së Epërme dhe Azisë së Vogël.


Presidium Pompei ishte vend i urbanizuar i Romes , nga shek i parë e deri në atë të katërtin pas Kr. Në këtë anë të lumit Morava ishin edhe qendrat tjera l Naisi, Praesidium Dasmini dhe Horreum Margi . Këto 4 vendbanime ishin qendra të mëdha të komunikimit. Jeta e gjallë e këtyre anëve zgjati deri me ardhjen e Hunëve në shek, e 4-t.

Në kohën e antikës -shkruajnë burimet serbe Presidium Pompei isht me plotë burime të lëndëve të para , ashtu edhe me drithë dhe metale. ( lexo.Kulturën e Vinçës :)” Këtu janë gjetur edhe mbetjet e Vilave rustike të tipit pagus  ose  vikus

Edhe diçka nga lakmia serbe për një histori të huaj që duan ta përvetësojnë por faktet flasin ndryshe edhe nga vetë shkrimet e tyre ;”Marcelini dhe Priseku në kronika e tyre për vitet 441-442 e përmendin shkatërrimin e Viminicianumit,Naisusit , Singidunumit dhe vendeve tjera të Ilirisë .( Pra, të Ilirisë fxh )     (Пад и уништење Praesidium Pompei везујемо за хунске провале у четрдесетим годинама V века. Марцелин и Приск у својим хроникама за 441-442. годину помињу уништење Виминацијума, Наисуса, Сингидунума и других градова у Илирији.)

Këtu është gjetur epigrafi i anëtarit të Kohortes romake të Aurel Dardanit me të gjitha përgatitjet e tija ushtarake të kohës.

Pas shkatërrimit të Presidiumit Pompei nga hunën vjen renovimi i vitëve  535-555 të Justinianit .

Serbët e patën fatin që  si një grup i të ardhurve të menaxhohen nga Bizanti si krah pune , dhe nga turku t`i marrin tokat tona . Nejse, e kaluar !

Referencat ;

-Душан Рашковић, Римско насеље Praesidium Pompei, Римљани у Алексиначкој долини, Ниш и Византија 5, стр. 205-226, Ниш, 2005.

-http://www.muzejaleksinac.org/praesidium-pompei-3/

-Časlav Vasiljević, caslavvasiljevic.wordpress.com

Fahri Xharra,29.11.16 Gjakovë

InForCulture

Recent Posts

Simptomat që tregojnë se vuani nga depresioni

    Depresioni nuk manifestohet te të gjithë njerëzit në mënyrë të njëjtë. Përveç simptomave…

6 hours ago

Ushqimet më të mira për forcimin e imunitetit dhe luftimin e ftohjeve

    Gjatë një ftohjeje, oreksi juaj zakonisht zvogëlohet, por disa ushqime mund t'ju ndihmojnë…

6 hours ago

Rezistenca e armatosur dhe diplomacia e fshehtë shqiptare: Lidhja e Prizrenit mes aksionit të Gjakovës dhe Portës së Lartë

Më 3 shtator 1878, forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nisën një ofensivë të armatosur…

8 hours ago

Shenjat e kancerit të mitrës që nuk duhet t’i injoroni

    Kanceri i mitrës mund të shfaqet me simptoma që shpesh ngatërrohen me probleme…

10 hours ago

Çaji i gjetheve të fikut, ilaçi popullor që lufton këto sëmundje

    Në mjekësinë tradicionale gjethet e fikut janë përdorur për aftësinë e tyre në…

10 hours ago

Pse Piramida e Madhe nuk u shkatërrua nga tërmetet për 5 mijë vjet?/ Shkencëtarët zbulojnë sekretin

  Forma e saj, materialet e përdorura dhe struktura e brendshme duket se kanë ndihmuar…

10 hours ago