<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETESOCIALE

A e dini sa vërtet zgjat një moment? Ju keni tri përpjekje dhe me siguri nuk do t’ia qëlloni!

Definicioni i momentit do t’ju befasojë

Kur thoni që do të shkoni diku apo do të bëni diçka për një moment, justifikimi i zakonshëm është që mendoni për një periudhë shumë të shkurtër kohore, për shembull, për disa sekonda.

Mirëpo, me siguri nuk keni ditur që dikur momenti ka qenë një ndër njësitë e matjes së kohës, dhe është konsideruar që zgjat 90 sekonda!

Fjala “moment” për herë të parë si njësi matjeje përmendet në vitin 1398 në Fjalorin e famshëm të Oxfordit në gjuhën angleze, transmeton Telegrafi.

Shkrimtari John nga Trevisa ka thënë që ekzistojnë 40 momente në një orë – që do të thotë që një moment zgjat 90 sekonda.

Mirëpo, Oxfordi që atëherë ka ndryshuar kuptimin e termit “në një kohë shumë të shkurtër”.

Kuptimi i saktë i momentit si njësi e kohës daton që nga Mesjeta, kur lëvizja e hijes në orën e diellit ka mbuluar 40 momente në orën diellore.

Gjatësia e orës diellore varej nga dita, e cila gjithashtu ka lëvizur nga sezoni në sezon.

Në kohët moderne, kohëzgjatja e një momenti nuk ka qenë kurrë fikse, kështu që ju vendosni vetë se cili përkufizim ju përshtatet më shumë, mesjetar apo bashkëkohor. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Katër zgjidhje të shpejta për flokët e yndyrshme

  Flokët e yndyrshme mund të kthehen në një bezdi shumë shpejt dhe zgjidhja më…

9 minutes ago

Çfarë mund të bëni për t’u qetësuar dhimbjet bebeve, këshilla për nënat…

  Ngërçet janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e çdo foshnje dhe janë…

27 minutes ago

Jeta në skajet e botës: Si mbijetojnë leopardët e borës

Në lartësitë ekstreme të maleve të Himalaya Mountains, ku temperaturat bien shumë nën zero dhe…

2 hours ago

​101 vjet nga vrasja e Bajram Currit

Sot mbushen 101 vjet vrasja e heroit të popullit, Bajram Curri, nga ushtria e Ahmet…

2 hours ago

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë…

  Shumë detergjent nuk i bën më të pastra përkundrazi, lë gjurmë dhe erëra të…

6 hours ago

Ilaçi për diabet që përdoret prej dekadash ka një efekt të papritur edhe në tru

  Studimi i ri zbulon një mekanizëm të ri që mund të ndryshojë trajtimin dhe…

7 hours ago