Një tingull i frikshëm, që të kujton skena nga ndonjë film horror… ky është tingulli i fushës magnetike të Tokës, i cili është regjistruar për herë të parë. (Audion mund ta dëgjoniKËTU)
Siç njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës ( ESA ), shkencëtarët në Universitetin Teknik të Danimarkës morën sinjale magnetike të regjistruara nga satelitët European Swarm dhe i konvertuan në tinguj.
Në fakt vetë fusha magnetike rreth planetit tonë nuk mund të shihet apo dëgjohet drejtpërdrejt. Është një “flluskë” komplekse dhe dinamike që na mban të sigurt nga rrezatimi kozmik dhe grimcat e ngarkuara të “erës” së fuqishme diellore.
Fusha magnetike e Tokës prodhohet kryesisht nga një “oqean” prej hekuri të shkrirë shumë të nxehtë dhe rrotullues në bërthamën e jashtme të planetit tonë, i cili gjeneron rryma elektrike, të cilat nga ana e tyre gjenerojnë fushën elektromagnetike.
Siç deklaruan ata, qëllimi i tyre nuk është t’i trembin njerëzit, por t’i kujtojnë se fusha magnetike ekziston dhe, megjithëse tingëllon disi alarmante, në fakt jeta në Tokë varet prej saj.
Një seri altoparlantësh në sheshin Solbjerk të Kopenhagës do të transmetojnë periodikisht tingujt e fushës magnetike gjatë gjithë javës së 24-30 tetorit.bw
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…