Balshajt ishin një familje fisnike arbërore aktive gjatë shekullit 14-të dhe 15-të. Për një kohë të gjatë origjina e tyre ka qenë e debatueshme, por në këtë post do japim disa fakte të pamohueshme për origjinën shqiptare të Balshajve!
Medievisti dhe historiani Pëllumb Xhufi referon se në vitin 1398 përmendet një djalë i paligjshëm i Gjergj Balshës, i quajtur “Zasso Albanesi”. Në “Jetëshkrimin e Stefan Lazareviçit” nga kronisti sllav i shekullit 15-të, Konstantin Filozofi, njihen si “Balshajt, zotër shqiptarë”: (Бальша Арбанашьскыи господинь-Balša arbanašski gospodin). Dokumente të Republikës së Raguzës bëjnë fjalë për zakone shqiptare (costumi albanesi) të Balshajve. Edhe në shkrimet e vjetra sllave ndodhet trajta Balsha-Балша.
Origjinën shqiptare sipas Shpuzës e konfirmon edhe toleranca fetare që treguan Balshajt pas konvertimit në katolikë, e cila dallonte nga intoleranca e tejskajshme e mbretërve ortodoksë serbë të cilët ishin të dhënë pas çrrënjosjes së herezive.
Du Cange (1610-1688) tek vepra e tij “Illyricum vetum et novum” për Balshajt shkruan “Quidam ex Albaniae proceribus cognomento Balsa” (Një nga fisnikët shqiptarë të mbiquajtur Balsha) dhe të Orbinit “ex indigenis nobilibus Albaniae” (të fisnikëve vendas të Shqipërisë), sipas tij vetëm një prejardhje shqiptare përputhet me veprën dhe sjelljen e Balshajve.
Historianë të mëdhenj i cilësojnë Balshajt si shqiptarë, siç janë: Kristo Frashëri, Kasëm Biçoku, Kiril Petkov, po kështu veprojnë edhe Plamen Tzvetkov, Rolando Fabrini, Akademia Bullgare e Shkencave, Enciklopedia Britannica e shumë të tjera. Sipas autorit serb Bozic, ishin shqiptarë ndërsa Çirkoviç arriti në përfundimin se ata janë me origjinë josllave, duke u përmendur në dokumentet mesjetare serbe si “zotër arbëror (arbanas)”.
📸 Në foto mund të shikoni një stemë të Balshajve e bërë rreth shekullit 17-të. Më poshtë mund të lexohet “Di Balsi”, që do të thotë “Balshajt”.
Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…
Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…
NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…
Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…
Në kohën e rrjeteve sociale manipulimet janë bërë shumë të mundëshme dhe të lehta. Fotografi…
Jahja Drancolli Ndërhyrjet mjekësore përgjatë antikitetit: Skena tregon mjekun/shëruesin Japix duke hequr me kujdes majën…