Si mund të përdoret testi i ADN-së për të fituar pasaportën europiane?
Mund të tingëlloi si një shaka pa kripë, por është absolutisht e vërtetë. Të paktën sipas raportit më të fundit në Bloomberg, i cili tregon se si një numër në rritje i qytetarëve amerikanë po marrin pasaporta të BE-së me anë të testeve të ADN-së të njohura si ‘Ancestry Tests’, apo testet e origjinës.
Pse do t’i duhej një qytetari amerikan pasaporta europiane? Arsyet kryesore që renditen në raport janë mundësitë e zgjeruara për punë, një qëndrim më i gjatë në vendet e BE-së dhe udhëtimi.
“Një numër në rritje amerikanësh po aplikojnë për shtetësinë e BE-së, duke përfituar nga prejardhja e tyre për të fituar një pasaportë të re dhe për të zgjeruar mundësitë e tyre për punë, jetesë dhe udhëtime”, raporton Bloomberg.
Ishin plot 3,284 amerikanë që aplikuan për një pasaportë irlandeze vetëm në 6 muajt e parë të vitit, më shumë se dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit 2021, sipas statistikave të qeverisë.
Kërkesa për pasaporta italiane dhe gjermane është rritur gjithashtu në mënyrë të ndjeshme, sipas disa firmave të konsulencës së këtyre shteteve.
Në konsullatën italiane të Nju Jorkut, lista e pritjes ka mbi 3.700 persona në të.
Secili aplikant ka arsyet e veta. Për disa, pandemia theksoi avantazhet e të pasurit më shumë se një pasaportë, qoftë për të vizituar familjen në vendet që mbyllën kufijtë për jo-qytetarët ose për të përfituar nga politikat e punës në këto shtete. Të tjerë shohin mundësi biznesi dhe investimesh, ndërsa shumë janë të lodhur nga ndarjet politike në SHBA dhe duan një rrugë shpëtimi, thuhet në raport.
“Çdo muaj është një muaj rekord,” tha Giorgio Nusiner, drejtor në Programin e Ndihmës për Shtetësinë Italiano-Amerikane me qendër në Florida, i cili ka parë kërkesën e dyfishtë nga viti në ditë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Që nga fundi i vitit të kaluar ne kemi vërejtur një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës dhe politika është arsyeja kryesore që njerëzit citojnë për të kërkuar të largohen.”
Gjetja e rrënjëve
Ndërsa trazirat politike në vend dhe stimujt ekonomikë ishin faktorë në vendimin e Cindy Sheahan për të kërkuar nënshtetësinë italiane, të mësuarit më shumë rreth historisë e saj ishte një bonus.
Pas një konsultimi fillestar me firmat e gjetjes së ‘origjinës’ – që në të shumtën e kohës kërkojnë vetëm një kampion të pështymës së personit që po kërkon t’i bëhet testi i prejardhjes – ato treguan se ajo kishte të drejtë, dhe 61-vjeçarja fluturoi për në Salerno për të marrë dokumente në lidhje me jetën e stërgjyshit të saj dhe zbuloi një kështjellë që kishte emrin e saj të vajzërisë, Macchiaroli.
“Gjithmonë e kam ditur se jam princeshë”, tha ajo.
Ish-trajnerja e softuerit kohët e fundit u transferua në Porto, Portugali, nga Denveri, SHBA ndërsa priste shtetësinë e saj italiane. Ajo ishte e lumtur që gjeti një mënyrë për t’u lidhur me prejardhjen e saj evropiane dhe mezi pret të mund të udhëtojë dhe të shijojë një mënyrë jetese të mirë me pensionin e saj, ndërsa qëndron larg një vendi që e konsideron gjithnjë e më të rrezikshëm.
“SHBA është bërë kaq e dhunshme dhe e prapambetur, ndërsa Evropa është e sigurt dhe më e lirë,” tha ajo. “Këtu, unë thjesht dua të dal.”
Mund të jetë koha, ta provoni!
Ku i dihet? Mbase vite më parë, edhe ju mund të keni pasur një lidhje të largët nga njëri prej vendeve të kontinentit europian. Mund të duket si një fantazi e çuditshme, por këto raste po ndodhin realisht dhe po krijojnë precedentë duke e bërë të mundur aplikimin e kësaj metode për të fituar nënshtetësinë europiane. Paçi fat!
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…
Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…
Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…
Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…
Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…
Nga: Halil Rama Pasi ka botuar dhe promovuar më parë librat “Kur binte një zymare në…