<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Virusi i modifikuar i herpesit, “kura” që “zhduk” kancerin në fazë terminale

Një lloj i ri i terapisë së kancerit që përdor një virus të zakonshëm për të infektuar dhe shkatërruar qelizat e dëmshme ka rezultuar shumë efektiv duke rritur kështu  pritshmëritë, sipas mediave të huaja.

Kanceri i një pacienti u zhduk, ndërsa të tjerëve panë që tumoret e tyre të zvogëloheshin. Kura është një formë e dobësuar e virusit të ftohjes, i njohur si herpes simplex, që është modifikuar për të vrarë tumoret.

Do të nevojiten studime të tjera por ekspertët thonë se injeksioni në fund mund të ofrojë shpëtim për shumë njerëz me kancer të avancuar. Rezultati për një 39 vjeçar në Londër, Krzysztof Wojkowski ishte rezultati më dramatik  në provën e vogël të fazës 1 të terapisë eksperimentale të kancerit, të quajtur RP2.

RP2 nuk është thjesht një herpesvirus i vjetër: ai është një version i modifikuar gjenetikisht i virusit herpes simplex (HSV-1), dhe një patogjen tepër i zakonshëm, i pranishëm në mbi  50% të të rriturve në SHBA , raporton abcnews.al.

Studiuesit zbuluan se RP2, një version i ri i virusit ‘herpes simplex’, tregoi shenja të efektivitetit në një të katërtën e pacientëve me një sërë kanceresh të avancuar.

Pacientët që u bënë pjesë e studimit, ishin të diagnostikuar me kancer në lëkurë, kokë ose qafë dhe kishin ezauruar opsionet e tjera të trajtimit. Ky test i suksesshëm i ilaçeve pa kancerin të zhdukej në çdo pacient.

“Studimi ynë tregon se një virus i gjeneruar gjenetikisht, vrasës i kancerit, mund t’i japë një goditje një ose dy kundër tumoreve, duke shkatërruar drejtpërdrejtë qelizat e kancerit nga brenda”, u shpreh udhëheqësi i studimit Kevin Harrington, profesor në Institutin e Kërkimit të Kancerit.

Ai theksoi se ishte e rrallë të shiheshin ritme kaq të shpejta dhe efektive në provat klinike në fazat e hershme, qëllimi kryesor i të cilave është të testojnë sigurinë e një trajtimi, veçanërisht kur ato përfshijnë pacientë me kancer shumë të avancuar.

Gjetjet u prezantuan në Kongresin e Shoqatës Evropiane për Onkologjinë Mjekësore 2022 (ESMO).

InForCulture

Recent Posts

A e dini se cila kompani e njohur e modës prodhonte uniformat e ushtrisë na’ziste gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…

4 hours ago

Këta 6 përbërës nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihen me njëri tjetrin

    Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…

4 hours ago

Ushqimet që ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të kontrolloni urinë

  Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…

5 hours ago

A i shërojnë gështenjat këto 8 sëmundje, ja kush duhet t’i hajë urgjent…

    Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…

5 hours ago

Shenjat, simptomat e kancerit të gjirit: Cilat ndryshime nuk duhen neglizhuar

    Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…

6 hours ago

Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se çfarë i ndodh zemrës tuaj

    Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…

8 hours ago