<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Paralajmërimi i ekspertes: Mos e bëni këtë gjë kur ngrini ushqimet, rrezikon rëndë shëndetin

Ngrirja e ushqimit është një zgjidhje praktike dhe e zakonshme por duhet t’i kushtoni vëmendje disa detaje për sa i përket shëndetit. Çdo ushqim duhet të ngrihet dhe ruhet në mënyrë të sigurt. Ekspertja ushqimore, Ebru Akdağ dha disa paralajmërime të rëndësishme për këtë temë.

Sipas Akdağ, e cila thotë se ekzistojnë 4 metoda të rëndësishme që mund të përdoren për shkrirjen e ushqimeve, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet artikujve të mëposhtëm:

– Frigoriferi: Ushqimi duhet të jetë në një enë të veçantë në mënyrë që uji të mos bjerë në kontakt me ushqimet e tjera gjatë shkrirjes.

– Mikrovalë: Manuali i furrës me mikrovalë duhet të lexohet për kohën dhe temperaturën e duhur.

– Uji i ftohtë: Nëse uji nxehet gjatë shkrirjes në një enë të mbushur me ujë të ftohtë, duhet të ndërrohet.

– Gatim direkt: Është e rëndësishme që të ngrini ushqimin në pjesë që mund të gatuani.


“Shtimi e mikroorganizmave ndalon kur ushqimet ngrihen dhe riprodhimi fillon me shpejtësi pas shkrirjes. Prandaj shkrirja është shumë e rëndësishme”, tha Akdağ. Ajo shprehet se ushqimet e ngrira duhet të shkrihen dhe të përdoren vetëm njëherë pasi përndryshe rrezikoni shëndetin.

Ajo thotë se e shkrini ushqimin dhe më pas e fusni në ngrirje sërish “mikroorganizmat do të riprodhohen në këto ushqime dhe njerëzit do të rrezikohen nga helmimi kur t’i konsumojnë këto ushqime”.

Duket theksuar se ri-ngrirja e ushqimeve, veçanërisht ato shtazore pasi janë shkrirë një herë është një proces i rrezikshëm. “Një mish i shkrirë nuk mund të ngrihet përsëri. Përndryshe, kjo do të çojë në helmim. Në kushte normale, nëse ngrini pulën pasi e keni blerë, mund të qëndrojë në ngrirje deri në 1-2 vjet.

Por nëse ngrihet përsëri, do të shkaktojë helmim.”, thotë ajo. Ekspertja thekson gjithashtu se është e rëndësishme të tregohet kujdes dhe me produktet e dimrit dhe ushqimet e konservuara të bëhen me metodat e duhura. Kjo pasi sjellin rrezikun e bakterit ‘Clostridium botulinum’.

Akdağ tha: “Është e pranishme në çdo ushqim (produkte mishi, ushqim deti, qumësht, perime, etj.) më i lartë se pH 4.6 (d.m.th., aciditet i ulët) Mund të zhvillohet dhe të prodhojë toksina, madje edhe 1 gram e kësaj toksine është mjaft e fortë për të vrarë 1 milion njerëz.

Për të neutralizuar toksinën vdekjeprurëse, produkti duhet të zihet në 121°C për 15-20 minuta. Për këtë ju nevojitet një tenxhere me presion me të cilën mund të kontrolloni presionin dhe temperaturën. Jo çdo tenxhere me presion mund të plotësojë kushtet e nevojshme.

InForCulture

Recent Posts

Një zakon i mëngjesit është çelësi nëse doni të shmangni kapsllëkun

  Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…

20 hours ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

  Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon…

1 day ago

Mënyra natyrale për të shëruar herpesin e buzës

  Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes…

1 day ago

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë bletët

  Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…

2 days ago

A e dini pse nuk duhet të pini kafe menjëherë pasi zgjoheni?

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…

2 days ago

Dëmet shkatërruese të alkoolit në jetën e njeriut

Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…

2 days ago