Të gjithë marrim ilaçe, qoftë për të lehtësuar një dhimbje koke apo muskulore. Megjithëse përdorimi i medikamenteve është i zakonshëm, ka nga ata që e kanë të vështirë të gëlltisin pilulën e vogël dhe preferojnë ta tresin në pije përmbajtjen e saj.
Një studim i publikuar në revistën shkencore “Physics of Fluids” sugjeron se duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje këtij procesi. Eksperimenti, i kryer nga një grup studiuesish nga Universiteti Johns Hopkins, zbulon se pozicioni në të cilin ndodhet trupi ynë kur marrim një pilulë mund ta bëjë atë që të veprojë më shpejt apo më vonë.
Gjithçka varet nga sa shpejt pilula arrin në zorrë, pasi ajo fillon të shpërndahet në organizëm dhe ka efekt vetëm kur është pjesë e sistemit tretës.
Studiuesit testuan katër pozicione të ndryshme: të shtrirë në anën e majtë dhe në të djathtë, me fytyrë lart dhe me trupin drejt. Dhe përfundimi që ata arritën është se mënyra më efektive për të marrë një pilulë është shtrirja në anën e djathtë të trupit, pasi ilaçi përthithet 2,3 herë më shpejt se në rastet e tjera.
Koha që iu desh për të asimiluar ilaçin personave që e merrnin pilulën të shtrirë në anën e djathtë, nuk i kalonte 10 minutat.
Ata që bënin të njëjtën gjë drejtë ose të shtrirë në shpinë, e asimilonin për 23 minuta. Dhe, atyre që e morën pilulën të shtrirë në anën e majtë iu deshën 1 orë e 40 minuta.
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…