Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip në Stamboll është një shoqëri patriotike, kulturore, arsimore e themeluar më 12 Tetor 1879 me nismën e “Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare”. Në krye të saj u zgjodh Sami Frashëri. Këshilli qendror përbëhej nga nga Abdyl Frashëri, Pasho Vasa, Jani Vreto, Koto Hoxhi, Zija Prishtina, Hoxha Tahsini etj. Kjo shoqëri njihet edhe me emrat “Shoqëri e Stambollit” dhe “Shoqëri e Shkronjëzave”. Platforma e kësaj Shoqërie u përcatua në statutin themeltar (Kanonizmën), të cilin e nënshkruan 28 përfaqësues të shtresave e besimeve të ndryshme nga gjithë Shqipëria. Qëllimi kryesor ishte: “Të mësuarit e të ndriturit të kombit tonë”, “të ngjallurit e gjuhës shqip e të bashkuarit e dialekteve të saj” (Sami Frashëri). Ajo shtronte para vetes detyra me karakter kombëtar, si: lëvrimin e gjuhës shqipe dhe krijimin e gjuhës letrare, zhvillimin e letërsisë kombëtare, çeljen e shkollave shqipe, ngritjen e një shtypshkronje, botimin e librave (kryesisht teksteve shkollore) dhe të një organi periodik, veprimtarinë kundër prapambetjes ekonomike e sociale etj. Për realizimin e platformës së saj, Shoqëria themeloi degë, sidomos në kolonitë shqiptare, miratoi alfabetin e përbashkët të gjuhës shqipe të paraqitur nga Sami Frashëri, i cili quhet edhe “Alfabeti i Stambollit”, botoi “Alfabetaren e gjuhës shqip”.
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…