<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Poema e Marin Beçikem Shkodranit për Dozhën e Venedikut, Agostino Barbadigo (1489)

Me pushtimin e Shkodrës dhe gjithë Arbërisë nga osmanët, një numër i madh arbërorësh u larguan nga atdheu i tyre për të gjetur strehim në Perëndim. Fati i humanistit të njohur shqiptar, Marin Beçikemit, nuk ishte i ndryshëm.

Me arritjen e Beçikemit në Venedik, ai shkroi një poemë për Dozhën, të cilën e lexoi para tij në vitin 1489, me qëllim të gjente mbështetje ekonomike ndërkohë që vazhdonte studimet. Dorëshkrimi i Beçikemit, ku faqja e parë i kushtohet Dozhës, ruhet në Berlin dhe është i shkruar në latinisht. Përkthimi i tekstit është:

“Përshëndetje! Ty që gjithmonë të kanë brengosur dhimbjet e heshtura të Shkodrës, kryetar i shkëlqyer i Venecianëve, princ shumë i denjë.
Ti ki mëshirë e priti zëmërgjërë dhe dëgjona neve me dashamirësi, shpëtuam nga Turqit të ndjekur me çdo lloj armiqësie si në tokë dhe në det, neve që kemi pësuar mizoritë e tmerrshme të armëve e shumë rreziqe si dhe flakët e panumërta të luftrave, ç’mëndurinë e tërbimeve, çdo lloj paudhësie ose egërsie, ashpërsi, keqtrajtim, dënim, trishtim e ankth, e na përkrah neve të mjerëve me ndihma dhe dhurata të vazhdueshme. Oh çfarë mjerimi, ne emigrantët nuk kemi asnjë mundësi tu shprehim denjësisht mirënjohjen, as të gjithë njerzit e Arbërisë, kudo që janë, të cilët të shpërndarë në të gjithë botën, ruajnë plagën në zemrën e pikëlluar për atdheun e humbur, duke mbartur psherëtimat në natën e qetë ku lotët i rrjedhin pa pushim duke lagur mollëzat dhe gjoksin, duke i rënë kokës me grushta e duke çjerë fytyrën. Në gjithë këtë trishtim, e vetmja ringjallje mbetet nga shpirtmadhësia juaj hyjnore, më e ëmbël se çdo mjalë, e nga pozita juaj e vertëte si Ylli i Shpëtimit!
Elozhe modeste për Shkodranët dhe quaji të lumtur ata që përpara mureve të Shkodrës ranë duke luftuar përpara syve të baballarve, dhe ata që shikojmë se kanë shpëtuar nga ai shkatërim, shumë të pakët (kështu deshin Hyjnitë) nga çdo grup.”

InForCulture

Recent Posts

A e dini se cila kompani e njohur e modës prodhonte uniformat e ushtrisë na’ziste gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…

6 hours ago

Këta 6 përbërës nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihen me njëri tjetrin

    Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…

6 hours ago

Ushqimet që ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të kontrolloni urinë

  Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…

6 hours ago

A i shërojnë gështenjat këto 8 sëmundje, ja kush duhet t’i hajë urgjent…

    Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…

7 hours ago

Shenjat, simptomat e kancerit të gjirit: Cilat ndryshime nuk duhen neglizhuar

    Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…

7 hours ago

Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se çfarë i ndodh zemrës tuaj

    Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…

10 hours ago