Tregim i shkëputur nga “Tregime Të Moçme Shqiptare nga Mitrush Kuteli” /Trungu & InforCulture.info
Muji dhe Zanat
Gjer në lule të rinisë, Gjeto Basho Muji kish mbushur dheun me trimëritë e tij: kish gjuar e vrarë trumba egërsirash mali, kish shtrirë shumë armiq të ardhur nga deti e nga Kralia, i kish dalë zot vendit e vegjëlisë. Gjithë Krahina, me Jutbinën në krye, i këndonin trimërinë e bujarinë. Asnjë i huaj s guxonte të shkelte e të grabiste caqet e Krahinës. Bashkë me të tridhjetë kreshnikët e tij, Muji çetonte shpesh nëpër Krahinë e nëpër Krali – gjer tej në ato Kotorret e Reja dhe më tej, brenda në Senjë. Dhe gjithnjë kthehej faqebardhë.
Ky ishte Gjeto Basho Muji.
Eja ditë shko ditë, eja muaj – shko muaj, eja mot – shko mot, fundja, i ardhi koha të martohej si gjithë bota. Një ditë, sapo zbardhi drita e ra dielli majave, Muji i hypi gjogut, kaptoi bjeshkët e zbriti Kralisë të zerë nuse. Zuri atë që i patën lëvduar: një vashë të bukur shumë, të fisme e zanatore, ashtu siç i duhej derës së tij.
Si zuri këtë vashë, Muji u kthye në Jutbinë e mblodhi treqind dasmorë, të gjithë miq e shokë të besës. Të treqindët ndritnin e vetëtinin: rrobet i kishin të arta; edhe shpatat krejt të arta, shigjetat dhe heshtat krejt të ngrira në ar. Të treqindët i kishin kuajt balashë të shaluar me shala të arta. Të gjithë ishin zotër të rinj, veç atij plakut thinjak që do t’i printe në të shkuar e kthyer. Ky plak ishte Dizdar Osman Aga dora vetë, që vinte i dyti në çetë, pas Gjeto Basho Mujit.
Ja se ç’u thotë Muji dasmorëve para se të nisen për në Krali: – Dëgjoni, o krushq dasmore! Kur të dilni majë bjeshkës do të gjeni tri mrize të mëdha. Aty ruajuni mos lodroni, kini mendjen mos uli të pushoni, mbani veten e mos flladiti gurrave. Se në
ato vende sillen rrotull tri zana hidhërake. Mund të qëllojë që asohere të mrizojnë mrizeve a të flladiten gurrave, mund të qëllojë t’i ngacmoni e zemëroni e pastaj ato s’do lenë askënd të kalojë gjallë e shëndoshë!
Kështu i porosit Muji dasmorët. Këta e dëgjojnë e i japin fjalën se do të bëjnë siç u thotë.
Kur zbardh e bardha dritë, dasmorët shalojnë mirë kuajt, u hypin, i bëjnë të lodrojnë bukur sa mahnitet tërë Jutbina, pastaj nisen me këngë e bujë për në Krali, të marrin nusen. Kur dalin majë bjeshkës përmendin porosinë e Mujit: presin menjëherë këngën e lodrimin, u zbresin urtë kuajve, i marrin përdore, ecin të heshtur; nuk ulen askund: as gurrave për të pirë ujë, as hijeve për të mrizuar, as shesheve për të valluar, po shkojnë drejt te miku. Kështu kalojnë shëndoshë e mirë
majat e bjeshkës, zbresin në Krali, në shtëpi të krushkut. Ky i pret mirë e bukur, u shtron të hanë e të pinë, i nxit të dëfrejnë. Kënga e vallja zgjatin gjer në mesnatë.
Kur zenë të fiken yjtë e të zbardhë e bardha dritë, dasmorët ngrihen, vishen e ngjishen, marrin nusen e nisen për në Jutbinë. Këngën nuk e ndalin kurrkund, lodrimin nuk e presin kurrkund. Oshëtijnë malet e lugjet nga gazi i tyre. Kështu gjersa sosin në ato tri mrizet e mëdha. Aty kujtojnë prapë porosinë e Mujit, presin këngën, ndalin lodrimet, pushojnë vikamat.
Po ja ç’iu thotë ai plaku thinjak Dizdar Osman Aga:
Me të dëgjuar këto fjalë, dasmorët s’bëjnë një hap më tej: u zbresin kuajve, hapen mrizeve, nisin këngën e këndojnë, nisin vallen e vallojnë. Turbullojnë gurrat e kronjtë, venë shenja e qëllojnë me heshta e shigjeta. Ushtojnë bjeshkët nga gazi i tyre. Papritur plas një uturimë shtërmadhe që të kall tmerrin:
krisin majat, fishkëllonera nëpër ahe,bubullojnë e vrungullojne bjeshkët. Pastaj, në mes të krismave e të fishkëllimave, dalin fluturimthi mbi majat ato tri zanat hidhërake, shkerfasin dhëmbët, nxjerrin tym e zjarr nga goja, turren drejt mrizeve tek janë ndalur dasmorët. Sa të mbyllësh e të hapësh sytë, ato të tria i shtangin krushqit e i bëjnë gurë bjeshke, i ngrijnë kuajt e i bëjnë cungje rrahu. Aty ku një çast më parë gjemonte kënga e vallja, s’ndjehet më zë njeriu e hingëllimë kali. Bunace e madhe, vdekje… Majat nuk kërcasin, era nuk fishkëllon. Mrizet, sheshet, gurrat mbeten të jeremitur. Në mes të kësaj jeremie qëndron vetmitare, e habitur, nusja e Mujit. Veç ajo ka mbetur e gjallë, po s’di ç’të bëjë e nga t’ia mbajë. Zanat hidhen e kapin për krahu, e heqin dhe e shpien me nxitim në shpellën e tyre, thellë në bjeshkë, ku s’ka shkelur këmbë njeriu. Aty e mbajnë robinë që t’iu gatuajë drekë e darkë, t’iu mbushë ujë, të mos prehet asnjë çast…
Gjeto Basho Muji s’di gjë. Pret të vinë dasmorët me nusen. Pret, pret, po këta s’duken, s’dëgjohen: Sa më shumë vonohen. aq më shumë ngryset Muji. Mban vesh të ndjejë këngë e hingëllimë kuajsh. Nuk ndjen asgjë. E merr me mend se ç’ka ndodhur: dasmorët i kanë shkelur fjalën. Pikëllohet shumë. Ai e di se zanat e atyre tre mrizeve janë shumë hidhërake dhe mund të bëjnë të pabëmen. Pra s’vonon shumë: hedh krahaqafe krahoshin me bukë e mish, i hyp gjogut, merr bjeshkët përpjetë e del në livadhe. Thotë me vete: “Ç’u bënë vallë gjithë ata kreshnikë të veshur me ar, me shpata të ngjeshura ari, me heshta e shigjeta ngrirë në ar? Ç’u bënë gjithë ata kuaj që fluturonin si era?” Hedh sytë rreth e qark e nuk sheh veçse gurë e cungje. Afrohet e kqyr gurët e bjeshkës dhe i njeh pas shenjës kreshnikët e tij. Ja, ky gur i bardhë i përngjan kryedasmorit thinjak Dizdar Osman Agës, ai kuqaloshi – Ali Bajraktarit, më tej një që i ngjet Butalin Talit, një tjetër – Basho Jonës, pastaj – Zukut Bajraktar, Shaban Evimadhit, Kazi Mehmet Ages e kështu me radhë. Të gjithë kishin qënë mish e ishin bërë gurë.
Nusen nuk e sheh gjëkund. Hej, sa shumë hidhërohet Muji! Ment lot krerësh. Po ai është burrë i fortë, i matur: e mban veten, vret mendjen ç’te bëjë që t’i ngjallë gurët e cungjet e t’i bëjë prapë njerëz e kuaj, siç kishin qënë. Nuk e ndal fare gjogun, nuk i zbret, po shkon tej e më tej bjeshkëve të shkreta. Kërkon kronjtë e zanave, kërkon mrizet e tyre, kërkon vashën e vet. I kërkon e nuk i gjen gjëkund. Futet thellë e më thellë në ahishtë, ku s’hyn rrezja e diellit, ku s’duket fare dritë. Shkon e shkon gjersa del në një krua me ujë të kulluar si loti i syrit. Aty mban gjogun, zbret të pushojë pak. Kqyr ahishtën rreth e qark: asgjëkund s’duket ndonjë shteg po vetëm derrpë e prapë derrpë. Lart, mbi ahishtë, ngrihet një qetë shtërmadhe veshur me bar të njomë; nën ahishtë sheh plot rrëgalla të zhgalitura nga lart. Ahet e moçëm janë mbërthyer degë më degë e nuk i lenë vend as rrezes së diellit, as flladit të erës. Mugëtirë. Mendohet e thotë: – Këtu duhet të jetë logu i zanave! Lëshon gjogun të kullosë në ahishtë, mbështetet buzë kroit, pret durimtar të vinë zanat për ujë. Kalojnë plot tri ditë. S’pipëtin njeri. Sheh kapruaj që vinë për ujë, por nuk ngre harkun t’i gjuajë; sheh kaponj pendëshkruar, por nuk i qëllon. Ai s’ka ardhur për gjah, po ka ardhur përse ka ardhur… Në krye të tri ditëve ja tek duket nëpër dritën e marrtë një vashë e re me petka nusërie, të bardha, me bulirë krahut. Është e bukur si hëna e majit, po pikë e vrer. Muji habitet e thotë me vete: “Ç’kërkon vallë kjo vashë e re në këtë vend të shkretë? A mos shoh vegim?” Jo, s’është vegim, vasha vjen afër e më afër. Atëhere Muji e njeh dhe i rreh zemra… Vasha me bulirë krahut i afrohet kroit, e sheh Mujin, nuk e njeh, i thotë: – Mirë se të gjej, o trim i ri. – Mirë se vjen, moj vashë e re. Ajo heq bulirën e matet ta mbushë.
Vashë nga derë e mirë. Ardhën krushqit me muar nuse të më shpinin te burri. Dualëm në ca sheshe të bukura. Dasmorët u zbritën kuajve e ia muar këngës e valles, zunë të shtien në shenjë. Në ato sheshe na ndodhën tri zana hidhërake. Ndofta dasmoret ua shkelën sofrën tek hanin, ndofta ua turbulluan ujrat tek pinin, ndofta ua prishën gjumin tek flinin… Zoti e di, unë s’di gjë më shumë. Atëhere krisën majat, fishkëlloi një erë e fortë nëpër ahe, dual ato tri zanat, hukatën dasmorët e i bënë gurë, hukatën kuajt e i bënë cungje rrahu. Unë mbeta e shkretë nëpër shkretëtirë. S’dija ç’të bëja. Zanat më zunë robinë, më shpunë në shpellën e tyre që të më mbajnë për urdhëratë: t’iu gatuaj drekë e darkë, t’iu mbush ujë, të mos prehem kurrë. Aty do të rri për jetë e mot,
robinë, po të mos vijë ndokush të më shpëtojë… – Ç’burrë ke dashur të marrësh ti, moj vashë e re? Si ia thonë emrin?
Unë e mjera u ndava nga nëna e tata, u ndava nga vëllai e motrat që të marr burrë një kreshnik me zë. Emrin ia thonë Gjeto Basho Muji. A e njeh ti, o trim i ri, Gjeto Basho Mujin e Jutbinës? A ia ke ndjerë emrin?
Muji nuk qesh e nuk ia kthen përgjigjen. E shikon vashën e bukur, e pyet:
-S’kam si të të njoh unë e mjera, se nuk të kam parë kurrë. Po kur të shoh e kujtoj fjalët që kam dëgjuar, ti më dukesh i tëri Gjeto Basho Muji.
Atëhere Muji s’e mban dot, qesh me të madhe: – Unë vetë jam, o vashë e re! Sa mirë më njohe, besa! Po ti në je me të vërtetë bijë fisi, a më dëgjon të të them një fjalë?
-Jo, unë s’dua të të pritet kryet, se te desha e të dua. Unë do të përpiqem të të shpëtoj ty e të ngjall dasmorët e mi. Po që të të shpëtoj ty e miqtë, duhet ta di se ku e kanë fuqinë zanat. Pra kur të kthehesh në shpellë u thuaj atyre që të mbajnë robinë: “Pashi mrizet ku mrizoni, o zana mali, unë e shoh se jini shume
të forta, po ku e kini ju tërë këtë fuqi?” – A thua, Muj, se do të më tregojnë mua zanat se ku e kanë fuqinë?
Mirë, Muj. Do të bëj si thua ti. Vasha hedh bulirën krahut, i thotë tumirë mbeç Mujit, hyn
thellë në ahishtë. Muji e ndjek me sy gjersa s’shihet më, pastaj del në Lugjet e Verdha.
Vasha sos në shpellë.
Ku u vonove kështu, moj nuse? – e pyesin zanat. – Gjeta gurrat të turbulluara, moj zana, e prita gjersa të kullohen.
Mirë paske bërë, moj nuse.
Perëndon dielli, del hëna e zbardh majat e aheve, shtron vilarë drite lugjeve e qetave. Fryn një puhi e hollë, fërmojnë gjethet. Shpesëria tulitet ndër degë, cicërijnë nëpër gjumë. Kaprojtë dalin për kullotë e për ujë. Atëhere zanat e malit
nuk mënojnë: dalin gurrave, shtrohen të hanë e të pine. Nusja rri më këmbë, u thyen bukë e u sjell uje, po vetë s’ulet te ngjërojë. Qëndron më këmbë kryeulur, e pikëlluar.
Zana e vogël e pyet: – Moj nuse, po ti ç’ke që s’po ha bukë e s’po pi uje? A mos je sëmurë? Apo të ka marrë malli për njerëzi? – Jo, moj e mira e vogël, nuk jam sëmurë e nuk më ka
marrë malli për njerëzi, se unë jam fort mirë këtu ku jam. Ju më doni, prandaj më mbani midis jush; se po të mos më donit do të më kishit bërë gur siç i bëtë gjithë dasmorët. Po buka e uji s’janë për mua gjersa të mos dua t’ju pyes. Prandaj po ju betoj me be të madhe, moj zana mali: pashi bukën që hani, pashi majat ku veroni e mrizet ku mrizoni, pashi gurrat ku flladiti e dritën e hënës ku valloni!… Pse s’më thoni edhe mua ku e kini fuqinë? Se tani ju më kini motër… Unë do të rri këtu përgjithmonë. Vend më të mirë
s’kam ku gjej, motra më të dhembshura se ju s’kam në botë. Me të dëgjuar këto fjalë, të dy zanat e mëdha hidhen ta ngrafisin vashën e mjerë, po shpejt e shpejt hyn në mes ajo e mira e vogla, zgjat dorën e u mban gojën të mos e thonë fjalën e keqe, u bret me të madhe:
bëjë kjo vashë e nusëruar po e pa martuar, sikur t’i tregojmë
se ku e kemi ne fuqinë? Ajo është njeri, ne jemi zana; ajo e
dheut, ne të qiellit e të dheut; ajo robinë, ne zotëresha. Na ka
betuar me be të madhe e nuk i shmangemi dot fjalës, se na ka
thyer bukën e na ka sjellë ujë. Duhet t’ia tregojmë të vërtetën. Zanat e mëdha prapsen, shtangen. E vogla kthehet e i thotë nuses:
Dëgjo, moj bijë njeriu! Ne kemi tri dhi të egra me brirë të artë, që kullosin në Lugjet e Verdha. Këto tri dhi s’ka zote rob në botë t’i shtjerë në dorë se janë këmbëshpejta, vrapojnë thep më thep e hidhen krep më krep. Atyre u druhet edhe ujku e ariu, se i grijnë me brirët e artë. Po i zuri ndokush (mos
qoftë thënë!) neve s’na mbetet fare fuqi: nuk fluturojmë dot. nuk ngrafisim dot, bëhemi grari si gjithë graria. Sapo dëgjon këto fjalë, nusja ve buzën në gaz e ulet ha bukë,
si ngahera. Kur mbarojnë së ngrëni, ato tri zanat flladiten gurrave, mbledhin lule, i bëjnë kurorë për të kurorëzuar kryet, këndojnë e vallojnë. Hëna e yjtë i shikojnë nga lart, vasha e Mujit i shikon nga poshtë. Lisat e ahet rrinë të munget. Kur mbarojnë këngët e vallet, të tri zanat zihen për dore e shkojnë fluturimthi të prehen në shpellën e tyre. Mbretëron heshtja.
Kur nis drita të çajë terrin e zanat flenë gjumin e dheut, nusja e Mujit ngrihet, merr bulirën e zbret në krua. Aty e gjen Mujin që pret.
Muji gëzohet kur e sheh, qesh me të madhe dhe e pyet: – A shpëtove pa ngrafisur, moj vasha ime?
-Shpëtova e nuk shpëtova, o Muj. Po ti më kot më shtyve t’i pyes. Unë e di se je trim, po ato janë zana mali, kanë fuqi të madhe. – Ku e kanë fuqinë?
Muji dëgjon urtë, kuvendon edhe më urtë: – E mora vesh, moj e mira ime. Këtë punë ma ler mua. Ti kthehu prapë te zanat, prit e mos ki frikë. Bëj sikur s’di gjë. Unë do të të nxjerr shëndoshë e mirë së këtejmi. Do t’i ngjall e bëj prapë njerëz dasmorët që m’i kanë shtangur. Pastaj do të bëjmë dasmë të dytë, më të madhe se të parën, sa të tunden gjithë bjeshkët. Vetë zanat e malit do të nisen dasmore e do të të sjellin me koçi të praruar gjer te dera e kullës sime.
Vasha e shikon e habitur: i beson e s’i beson, po i qesh buza kur dëgjon se vetë zanat do të nisen dasmore e do ta shpien me koçi të praruar te dera e burrit.
Muji nuk e zgjat shumë, i thotë rri me shëndet, i hyp gjogut e zbret në Jutbinë; aty qëndron në mes të sheshit dhe i bën ze tërë Krahinës:
-Hej, dëgjoni o burra të dheut! Ju flet Gjeto Basho Muji! Gjithë ata që janë gjahtarë trima, të marrin langonjtë e zagarët e të vinë sonte në kullën time. Do t’u shtroj të hanë e të pinë
ç’t’iu dojë zemra. Nesër dalim për gjah bjeshkëve! Dëgjuat? Thotë kështu e kthehet në kullë: ther berra e shqerra për darkë, jep urdhër të gatuajnë bukë të grunjtë e të ndezin furrat.
Sapo dëgjuan britmën e Mujit, u mbodhën treqind gjahtarë trima me treqind langonj e shtatëqind e ca zagarë e i vanë Mujit drejt në kullë.
Muji i pret me dorë në zemër, u shtron të ngrënë e të pirë, i thotë Halilit të marrë lahutën e të këndojë, i zbavit mirë e bukur: nuk i le të mërziten. Kur nis të rëgëtijë drita, ja se ç’u thotë Muji miqve:
or Pa dëgjoni, o miq gjahtarë. Në Lugjet e Verdha kullosin tri dhi me brirë të artë. Këto tri dhi dua t’i ze të gjalla. Do ta rrethojmë bjeshkën e do t’i ndjekim gjurma-gjurmës e këmba-këmbës gjersa t’i lodhim e t’i shtiem të gjitha në dorë. Mos gaboni t’i qëlloni me heshta e shigjeta, se po të m’i vrisni a t’i plagosni, asnjë nga ju s’kthehet shëndoshë në Jutbinë.
bjeshka… Pas tri ditësh e tre netësh dhite kapiten e përgjunjen pranë e pranë, varin kryet në tokë. Muji i ze të gjalla, i merr e shpie në Jutbinë, i mbyll në katua, u shtie bar e gjeth bjeshke, i flladit me ujë kroi. Gjahtarëve u shtron prapë të hanë e të pinë, u jep nga një dhuratë të mirë e i përcjell shëndoshë e mirë. Po ç’na ndodh atje në bjeshkë?
Papritur e pakujtuar zanat e malit e humbasin tërë fuqinë. Bëjnë të fluturojnë e s’fluturojnë dot. Shtatin e kanë shtëng të rëndë… I thonë erës të fishkëllojë nëpër ahet: era nuk fishkëllon. Atëhere kujtohen e ndjellin dhitë e egra me brirë të artë. Dhitë nuk u vinë. Dalin t’i kërkojnë lugjeve e krepave; mezi hedhin hapin. Dhitë nuk i shohin gjëkund, nuk ua ndjejnë erën e blegërimën. Atëhere zana e madhe përpjek duart e thotë: – Zana, moj zana! Neve na i kanë zënë dhitë!
Nusja e Mujit ve buzën në gaz.
Kur dëgjojnë zanat këto fjalë, bëjnë t’i hidhen nuses e ta ngurrosin, po nuk mundin, s’kanë fuqi. Atëhere marrin me të qarë rrugën e Jutbinës, jo fluturimthi, si zana, po më këmbë, si grari. Gurët e cungjet u gjakosin këmbët, drizat u gërvishtin duart… Shkojnë në derë të Gjeto Basho Mujit.obnoj iu M
Ti, Muj, na i ke zënë dhitë me brirë të artë?nij Bas Unë jua kam zënë e jua kam lidhur brenda në katua. I mbaj me bar të mirë e ujë kroi.
Atëhere zana e madhe i lutet me lot në syrir su
praruar në derë. Do të na kesh këtu dasmore të para. Muji u thotë i qetë:
Kur dëgjojnë këto fjalë zanat nisin vajin e vajtojnë, nisin gjëmën e gjëmojnë sa i dhimbset edhe gurit e drurit. Sikur s’janë zana, po grari si gjithë të tjerat. Muji s’tundet fare. Atëhere këputet nga shoqet zana e vogël, fshin lotët me flokët e ballit, i merr dorën Mujit e i jep besën:
Dëgjo, o trim Gjeto Basho Muji! Kurdoherë që të jesh krushk e të kesh nuse për të sjellë përmes bjeshkëve, kurdoherë që të kesh baloz për të vrarë, kurdoherë që të dalësh për gjah, kurdoherë që të duash vend për të lodruar, kurdoherë që të duash mriz për të mrizuar, kurdoherë që të duash të shtiesh në shenjë, ndalu gurrave të freskohesh, ndalu mrizeve të pushosh, ndalu shesheve të shtiesh në shenjë. Të japim besën se askujt nuk do t’i bëjmë të keqe, askujt nuk do t’i themi një fjalë. Ne me tonat, ju me tuajat.
Muji gjendet ngushtë, vret mendjen e thotë:
dhitë e egra jua kam falur!
Kthehet i thërret Halilit:
Sapo dalin dhitë nga katoi, zanat ndërrojnë shpejt fytyrë: marrin prapë fuqinë si më parë. Ato bëhen dritë e fluturojnë drejt bjeshkës e dalin në Lugjet e Verdha; aty kërkojnë dasmorët gurëve, kërkojnë kuajt cungjeve, i ngjallin përsëri, i bëjnë siç kishin qënë e u thonë:
Hajt, ngrihi e shkoni, ju qoftë udha e mbarë. Zbrisni në Jutbinë se ju pret Gjeto Basho Muji!
Ata fërkojnë sytë e thonë: -Oh. sa paskemi fjetur në këto lugje!
Nuk iu kujtohet fare se kishin qënë gurë bjeshke…
Shkojnë e lahen në krua, flladiten mirë, u hypin kuajve. Ndërkaq zanat e kanë vënë nusen e Mujit në një koçi të praruar, janë mbrehur vetë dhe po e çojnë në Jutbinë. Kur zbresin në fushë të Jutbinës, dasmorët ia nisin këngës e valles. Muji dhe Halili dalin i presin. Atëhere krisin majat e dëgjohen zanat që këndojnë shkëmb më shkëmb:
Besa besë e fjala fjalë, Dasmorë e nuse të qofshim falë!
Zana e madhe këndon në mal, zana e mesme këndon në shkëmb, zana e vogël këndon mbi lisa:
Zana jemi e zana qofshim!
Besa besë e fjala fjalë, Gruaja grua e zana zanë, Zana diell e gruaja hënë…
Kështu këndojnë zanat bjeshkëve, ndërsa në Jutbinë fillon dasmë e dytë, më e madhe se e para.
Gjeto Basho Muji i mundi e i zbuti zanat hidhërake: liroi për jetë e mot lugjet e gurrat, mrizet e kreishtat, livadhet e rrahet. Ua fali njerëzve.
‘Verbëria e borës’ ose fotokeratiti, është dhimbje dhe parehati e përkohshme e syve pas…
Soda e bukës mund të jetë një nga produktet që përdoret më së shumti…
Një peshk remo është shfaqur në bregun e Grandview në Encinitas, Kaliforni. Është zbulimi…
Zbulohen kulla kripe solide në tabanin e Detit të Vdekur. Të krijuara nga vetë natyra, nuk…
Vendbanimi i pasardhësve të ilirëve, ushtarëve të Lekes madhe në Pakistan që flasin theksin Burrash,…
Ditarët e luftës të Komandës Supreme të Forcave të Armatosura Gjermane (Kriegstagebuch des Oberkommandos der…