<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Fatet tragjike të shqiptarëve të Kosovës, në Shqipërinë komuniste: Më mirë të vdes sesa të jetoj me këto vuajtje

Nga: Kastriot Dervishi

***

Xhaferr Mehmeti ishte një shqiptar i Kosovës që bëri gabimin e jetës dhe erdhi në Shqipëri në kohën e regjimit komunist, internacionalist dhe antikombëtar të E. Hoxhës. Përfundoi kampeve dhe burgjeve. Kur vuante dënimin në Repartin nr. 319 Vlorë, i pezmatuar nga ajo që kishte hequr me anë të disa letrave të gjata dërguar Komitetit Qendror dhe Byrosë Politike, të shkruara me laps, akuzoi regjimin, të cilin e konsideronte “armiqësor” ndaj shqiptarëve të Kosovës. Fatkeqësisht janë letra të gjata, të shkruara me laps dhe me zor kuptohen. Midis të tjera shkruan në letrën e datës 1.7.1961:

“Trajtimi i keq, padrejtësitë dhe fyerjet që i bëhen kosovarëve sot moti, nuk i kanë bërë atje as Karaxhiqët, Xheviqët dhe Rankoviqët. Nderin dhe dinjitetin e Kosovës askush në botë nuk e ka cenue rëndë më shumë se ju. Askush nuk është munduar sa ju që të degjenerojë moralisht kosovarët. Konkretisht shihni gjendjen morale në kampin e degjenerimit njerëzor në Seman”.

***

Halil Vukali nga Kosova, i shkruante Enver Hoxhës më 16 qershor 1961, nga Reparti nr.313 ku ndodhej i paraburgosur, që të mundësonte të kurohej se po vuante shumë. Ishte me TBC dhe me probleme prej më shumë se dy vjetësh. Duke kujtuar se E. Hoxha nuk dinte gjë si trajtoheshin shqiptarët që vinin nga Jugosllavia, ai shkruan në fund të letrës:

“Më mirë të vdes se sa të jetoj me këto vuajtje. Kjo më detyron që t’ju drejtohem juve personalisht. Shpresoj se nuk do të më lini në këtë vuajtje, por do merrni parasysh lutjen time. Për këtë do t’ju jem mirënjohës”.

Pasi nuk merr përgjigje, i shkruan një letër të dytë më 5 korrik 1961, në të cilën thotë po atë gjëra e kërkon të shtrohet në spital. Sigurisht nuk mori asnjë përgjigje, por në një shënim të brendshëm thuhej të mos bënin ndërhyrje pasi ishte i burgosur.

***

Më 5 maj 1962, emigranti Shyqyri Bejdoni, lindur në vitin 1928 në Gjakovë, ardhur në Shqipëri në vitin 1957, i vendosur prej pesë vjetësh në kampin e Semanit, i dërgoi një letër “babës Enver Hoxha”, me shpresën se ai do ndërhynte për nxjerrjen e tij nga kampi i përqendrimit, së paku duke i dhënë shtetësinë shqiptare. Në vitin 1958 Bejdoni kishte kërkuar të riatdhesohej, por kërkesa ishte refuzuar. Për ta bërë sa më prekëse letrën, bashkëlidhur i dërgoi Enverit foton e familjes, gjashtë fëmijët e tij dhe babai i moshuar në Gjakovë. Sigurisht, “baba Enveri” as e lexoi letrën, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Organeve Administrative në KQ në PPSh-së dhanë opinione negative. Bejdoni kërkonte që fotografia t’i kthehej pasi të lexohej letra. Sigurisht as këtë nuk ia kthyen dhe kjo u bë pjesë e një dosjeje.

InForCulture

Recent Posts

Iliri që theu persët: Karusi, perandori me origjinë ilire, gjenerali i shquar i Romës, që pushtoi Persinë duke fituar betejat në Mesopotami

ILIRI QË THEU PERSËT. KARUSI, PERANDORI ME ORIGJINË ILIRE, GJENERALI I SHQUAR I ROMËS, QË…

14 hours ago

Ushqimet që duhet të hani në syfyr, për një agjërim sa më të lehtë

  Muaji i Ramazanit është një kohë shumë e veçantë për reflektim dhe mirësi për…

14 hours ago

Letra që një ushtar osman i dërgoi vajzës së tij nga Fronti gjatë Ramazanit

“Bija ime e bukur, sot është 14 korriku, dita e dytë e Ramazanit. Shejh el-Islām…

14 hours ago

Si i përdor Rusia çipat nervorë për t’i shndërruar pëllumbat në dronë

  Shkencëtarë rusë po krijojnë pëllumba të modifikuar me teknologji, që mund të përdoren për…

15 hours ago

Kryeministri i parë i Palestinës ishte shqiptar

  Një fakt historik pak i njohur për publikun e gjerë është se kryeministri i…

15 hours ago

Pse ndryshon ora e iftarit çdo natë?

  Iftari, vakti i mbrëmjes që shënon përfundimin e agjërimit të përditshëm gjatë Ramazanit ,…

15 hours ago