Stratiotët
Stratiotët ishin njësi e lehtë e kavalerisë mercenare Arbërore të rekrutuara kryesisht nga shtetet e Evropës perëndimore dhe asaj qendore gjatë shekujve 15 deri në mesin e shekullit 18.
Stratiotët e hershëm (shekulli 15-të) ishin elita ushtarake e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, ku ai i mbante ato gjithmonë pas vetes nëpër beteja brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Në vitin 1475, Republika e Venedikut ishte shteti i parë që rekrutoi këtë njësi të lehtë kavalerie që e përdori në fushata kundër Perandorisë Osmane, që më pas u pasua edhe nga shtete tjera të Evropës, si ç’ishin Napoli, Franca, Spanja, Anglia, e deri tek Perandoria e Shenjtë Romake gjatë mesit të shekullit 18.
Stratiot të famshëm Arbëror përfshijnë: Mërkur Bua (1478-1542), Teodor Bua, Dhimitër Reres, Dhimitër Këpucmadhi (1480-1557) e shumë të tjerë.
📸 Posti është vizatim nga artisti Francez Henri Félix Emmanuel Philippoteaux dhe i përket vitit 1850.
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…