Si sot më 4 tetor 1846 lindi arkeologu dhe historiani më i madh kroat i studimeve ilirike, Frane Bulić.
Lindi në Vranjic, afër Splitit, Kroaci. Studioi teologji në Zarë. Pas përfundimit të studimeve teologjike dhe shugurimit meshtar në vitin 1869, përfundoi studimet për filologji klasike dhe arkeologji në Universitetin e Vjenës. Si arkeolog me eksperiencë iu besua drejtimi i muzeut arkeologjik të Splitit dhe më 1878 iu besua detyra e përgjegjësit për ruajtjen e antikiteteve kulturore dhe historike në të gjithë zonën e Dalmacisë. Ai u zgjodh përfaqësues i qarkut të Splitit në parlamentin dalmat dhe përfaqësues i Dalmacisë në Këshillin Perandorak në Vjenë. Ai u tërhoq nga politika në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë, pas diktaturës së shpallur nga Aleksandër Karagjorgjeviq më 1929. Zbulimet e tij arkeologjike dhanë kontribut të madh në kuptimin e historisë së hershme të krishterë dhe kroate në Dalmaci. Bulić udhëhoqi ekspedita arkeologjike në shumë vende, por veçanërisht në Solin. Në Split, më 1894, themeloi shoqërinë “Bihać” për studimin e historisë nga epoka e sundimtarëve kombëtarë kroatë. Ai ishte anëtar nderi i shumë akademive kombëtare dhe ndërkombëtare dhe shoqërive arkeologjike. Botoi një sërë artikujsh dhe librash, ndër të cilët më kryesoret janë: “Monumentet kroate në zonën e Kninit, së bashku me monumentet e tjera bashkëkohore dalmate nga epoka e dinastisë kombëtare kroate” (Hrvatski spomenici u kninskoj okolici, uz ostale suvremene dalmatinske, iz dobe narodne hrvatske dinastije) më 1888, “Pallati i perandorit Dioklecian në Split” (Palača cara Dioklecijana u Splitu) më 1927, “Në gjurmët e sundimtarëve të popullit kroat” (Stopama hrvatskih narodnih vladara) më 1928 etj. U nda nga jeta më 1934. Bulić do të kujtohet përherë për rolin e tij në studimet slavike dhe gjurmimin e identitetit ilir.
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…