<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: ART

Nga gjithë trimëria, s’fitoi gjë Shqipëria…

SHQYPTARË!

. . . «Shqyptarë! me vllazën jeni tue vram, dhe në njëqint çeta jeni shpërndam», ashtu siç e kuptuan në fakt poetin atëherë dhe më pas. Ajo që e dallon vjershën e Pashko Vasës midis kaq krijimesh të kohës, është një figuracion poetik nga më të efektshmit; të traditës më të shquar të poezisë evropiane të vjetër e të re. Paraqitet kështu vjersha e një fakture vërtet klasike në llojin e vet dhe e një patosi romantik jo të zakonshëm që na bën të na vijë keq, se poeti u mor aq pak me vjershërinë shqipe, në mos paçim pësuar ndonjë humbje të pazëvendësueshme, po të supozohet se Pashko Vasa shkroi edhe vjersha të tjera në gjuhën amtare, por ato s’na arritën.
[…]
Dhe poema e Naimit fillonte me dy vargje krenare, të cilat, me atë hiperbolë inatçore, i përgjigjeshin Evropës sa injorante aq edhe të pabesë ndaj shqiptarëve, Fuqive të Mëdha, që në Berlin u patën mohuar atyre kombësinë e gjer ekzistencën, – Shqipëria «një shprehje gjeografike» në gojë të Bismarkëve, të cilëve poeti ua priste : – Bota që kur është zënë, Shqipëria gjall’ ka qënë!

Një shprehje të tillë e ka pasur, po atë vit, edhe Mitkoja, kur shkroi se «Shqipëria ishte më e lashtë se dhe hëna» në qiell. Vinin pastaj , në poemën e Naimit, temat e njohura të kohës mbi origjinat pelasgjike, shembullat nga trimëria e përhershme e popullit të vet, që nga Aleksandri te Skënderbeu, simboli i madh i qëndresës shekullore dhe i luftës së tanishme, bashkë me heronj më të rinj, – «shqiptari trim me fletë», që i dha «dërmën Tyrqisë», – por, medet! «nga gjithë trimëria / s’fitoi gjë Shqipëria!».
FB: Thënie për shqiptarët
__________________________
Titulli: “Mbi letërsinë shqipe në vitet e Lidhjes Shqiptare (1878-81)”, Konferenca Kombëtare e Studimeve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, 1878-1881: 12-28 qershor 1978, Volumi 1
Autori: Dhimitër Shuteriqi
Redaktor: Aleks Buda, Instituti i Historisë
Botues: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1979

InForCulture

Recent Posts

A mund ta rrisë sheqerin një çokollatë pa sheqer? Ja çfarë duhet të dini

    A ndikon vërtet një çokollatë “pa sheqer” në glikemi? Etiketa në paketim nuk…

2 hours ago

Ja ushqimet që duhet të shmangni gjatë gripit

    Ne i dimë ushqimet që na bëjnë të ndihemi më mirë kur jemi…

2 hours ago

Llumi i kafesë me uthull, ja truku praktik për pastrimin e kuzhinës

Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…

3 hours ago

Kjo është pija e mëngjesit për shkrirjen e barkut…

https://www.youtube.com/watch?v=ryWQQ_yEL3M

18 hours ago

Sa i shëndetshëm është kungulli? 5 përfitime që ia vlen t’i dini

Kungulli nuk është vetëm një nga perimet më tipike të vjeshtës. Me pak kalori, fibra…

18 hours ago

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

2 days ago