<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

“Përbindëshi i detërave”, njihuni me anijen luftarake më të fuqishme në histori

Anija më e madhe ndërtuar ndonjëherë nga Marina Amerikane ka hyrë zyrtarisht në shërbim aktiv.

Anija me teknologjinë më të avancuar në histori ka marrë edhe pseudonimin si “Përbindëshi” i deteve.

“USS Zumwalt”, afër 200 metra e gjatë, me peshë 15 mijë ton, iu nënshtrua testeve detare që i tejkaloi me sukses – ajo i është bashkuar flotës amerikane.

Kjo anije nuk u ngjan anijeve të tjera dhe bën gjëra që anijet e tjera nuk i bëjnë dot, përcjell TiranaObserver.

Çmimi i saj prej 4.4 miliardë dollarësh është po aq befasues sa dhe pjesa më e madhe e saj.

“Ne jemi absolutisht të kënaqur me Zumwalt-in.

Për ekuipazhin, dhe të gjithë njerëzit e përfshirë në dizajnim e ndërtimin e kësaj anijeje fantastike, është një moment historik”, ka thënë kapiteni James Kirk.

Aq të avancuara janë aftësitë e këtij përbindëshi, sa që regjistron në radar edhe një anije të vogël peshkimi.

Është shumë më e gjatë dhe e gjerë se sa shkatërruesit e tjerë detarë, dhe përdor armatimin më të avancuar.

Ka një sistem raketash me komandim kompjuterik dhe arrin të godasë objektivin që ndodhet deri në 63 milje larg.

“USS Zumwalt”, gjeneron rreth 78 megavat energji, më shumë sesa një aeroplanmbajtëse bërthamore.

Anija mund të veprojë gjitha sistemet e saj duke gjeneruar vetë energji elektrike, të mjaftueshme sa për të mbajtur edhe një qytet me energji.

Sekretari i Marinës, Hon. Ray Mabus, mbajti fjalimin kryesor në ceremoninë e prezantimit të anijes.

“Kjo anije është një shembull i një nisme të madhe për të rritur stabilitetin operativ dhe që të japim një avantazh strategjik Marinës tone unike.

Do forcojmë sigurinë dhe praninë rreth globit duke ndihmuar aleatë dhe duke frenuar kundërshtarët”.

Në plan janë të krijohen edhe dy anije të tjera si këto, për të plotësuar klasin Zumwalt.

Shiko Videon:

InForCulture

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

23 hours ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

23 hours ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

23 hours ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

2 days ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

2 days ago