<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

7 arsyet pse Shkupi është qyteti më i çuditshëm në botë

Gazetari kanadez Joel Balsam në shkrimin e tij për Shkupin, e publikuar në the-newshub.com, me titull ‘Shtatë arsyet pse Shkupi është qyteti më i çuditshëm në botë’ shkruan: Harrojeni Astanën, ja pse Shkupi meriton kurorën për qytetin më të çuditshëm në botë, shkruan Balsam.

Telegrafi ka shqipëruar këtë artikull shumë interesant ku tregohet qartë realiteti i çuditshëm mbi Shkupin.

Ai e argumenton këtë në shtatë pikat e rënditura më poshtë:

1.Shkupi duket si mini Las Vegas ose Disneyland i Ballkanit. Tërmeti e shkatërroi qytetitn në vitin 1963, dhe qeveria filloi një projekt me vlerë 80 milion euro e ashtuquajtur ‘Shkupi 2014’ për të ndryshuar identitetin e vendit, por me vendosjen e statujave të ndryshme projekti arriti shpenzimet rreth 1 miliard euro.

2.Nëse shëtisni nëpër sheshin e qytetit, në çdo pesë minuta ecje në këmbë, ju mund të shihni dhjetra e dhjetra statuja në kulmet e ndërtesave, urave, shesheve dhe trotuareve. Ideja është që të paraqesin figura historike që simbolizojnë antikitetin, historinë e Maqedonisë dinamike, por efekti i gjithë kësaj është një ‘kiç’.

3. Luftëtari në Kalë. Pika fokusuese e Shkupit është gjëja më e njohur në botë që të le me gojën mbyllur. Është përmendorja 20 metre e lartë, i vendosur luftëtari mbi një kalë gjigant, apo Aleksandri i Madh, me luanët përreth dhe uji që rrjedh në shadërvan. Kushton rreth 10 milion euro. Kjo lidhet me historinë e Greqisë së lashtë. Ndoshta kjo është arsyeja pse Greqia e ka kontestin me emrin e Maqedonisë sepse e ka shfrytëzuar Aleksandrin e Madh në projektin ‘Shkupi 2014’.

4. Të gjithë statujat janë veshura, përveç njërës. Dikush thotë se ka reaguar shoqata për të drejtat e grave, disa për shkak të përkatësisë muslimane që jetojnë në vend. Statuja e Afroditës, ‘perëndeshë’ e bukurisë është e ndërtuar me teshat veshur, transmeton Telegrafi.

5. Absolutisht, nuk ka kuptim se si qeveria mund ta përballojë harxhimet e gjithë këtij projekti të ri. Për dallim nga qyteti i Kazakistanit, Astanës apo qyteti Baku, Maqedonia nuk mund të mbështetet në buxhetin e fituar nga derivatet e naftës. Megjithatë, kostoja e madhe e projektit mund të fshihet pas qytetarëve të Maqedonisë, ku realisht rroga mesatare në vend është më pak se 400 euro, transmeton Telegrafi.

6.Ka situata interesante në politikë. Në Shkup, pas publikimeve të përgjimeve, nuk kanë reshtur protestat nga qytetarët. Çka është më interesante, qeveria organizoi kundërprotestë me qytetar ndaj qytetarëve.

7.Përkundër të gjithë skandaleve, është një vend ‘cool’ për tu vizituar. Definitivisht ka shumë statuja qyteti i Shkupit, edhe pse me stile të ndryshme të arkitekturës, pse të kemi vetëm një stil arkitektural, kur kemi më shumë. Shkupi ka shumë ‘jetë nate’, shumë hotele dhe qebapë të shijshëm. Domethënë herën tjetër kur të vini në Ballkan, ndaloni në Shkup. Të paktën, është një vend interesant1,

InForCulture

Recent Posts

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

2 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

2 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

2 days ago

Gjermania dhe Kosova bashkë kundër virusit vdekjeprurës: Njëra me ekspertizë, tjetra me pacientë

    Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…

2 days ago

Ja çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë

    Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…

2 days ago

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

    Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…

2 days ago