<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Zotërinj anglezë, qëlloni të parët!

Nga: Dashnor Kokonozi

Këtë shprehje në të vërtetë e kisha dëgjuar nga tifozët francezë shumë vite më parë, gjatë kampionatit botëror 1998, po edhe në nga ndeshjet e radhës midis Francës dhe Anglisë. Diçka si për të thënë se edhe duke ju lënë të gjitha avantazhet, prapa do t’ju rrahim. Kështu e kisha interpretuar. Më afër për të nisa të interesohem vitet e fundit kur me rastin e Brexit-it, e shihja se u ringjall në trajta të ndryshme: “Messieurs les Anglais, partez les premiers!”, “Mesdames et messieurs les Anglais, payez les premiers!”

Prapë nuk shkova më tej dhe nuk do të shkoja sikur një ditë, ndërsa po shëtisja me biçikletë diku në një pyll pranë shtëpisë sime, pashë një obelisk të mrekullueshëm, nga ata që nuk ndërtohen më. Dhe që kishte aty që nga viti 1750.

Reklama

Duke u interesuar për të mësova se 100 vjet pas ndërtimit, pra dike te viti 1850, Prosper Merime, atëbotë kujdestar i përgjithshëm i monumenteve historikë në Perandorinë e Tretë, duke hartuar listën e monumenteve që do të mbroheshin nga shteti, futi edhe obeliskun.

Kureshtja ime tashmë ishte ndezur. Mësoj se ky obelisk i kushtohej një prej betejave më të rëndësishme të Francës, Betejës së Fontenua, kur ushtritë e Luigjit XV u ndeshën me një koalicion të ushtrive austro-holandezo-angleze. Sot njihet si Lufta e Trashëgimisë, por nuk dua t’ju ngatërroj më tej. Vetëm duhet të dini, se po ta humbiste, Franca do të kishte gjysmë territorin e sotëm.

I vetmi person që jep hollësi për shprehjen e mësipërme është Volteri.

I pranishëm në betejë del që ishte edhe vetë Luigji XV dhe, sipas zakonit, në afërsi ndodhej edhe i gjithë oborri mbretëror, kurtizanet dhe ajka e shoqërisë së kohës, që nga një lartësi aty pranë ndiqnin betejën.

Reklama

Oficerët e lartë të të dy parëve, Milord Charles Hay dhe konti d’Anterroches i grenadierëve francezë, kanë hequr kapelën dhe kanë përshëndetur njëri-tjetrin. Sipas Volterit, konti d’Anterroches ka ngritur dorën dhe për të treguar kortezinë deri në fund të kalorisë franceze, ka thënë: “Messieurs les Anglais, tirez les premiers!” (Zotërinj anglezë, qëlloni të parët) Ftesës së tij i është përgjigjur Milordi Charles Hay: “Gentlemen we never fire first. Fire you first!”

Beteja nisi dhe në të rënë të natës ajo u buzëqeshi trupave franceze. Fusha që shihni pas obeliskut nuk dukej nga të vrarët.

Fraza e mësipërme ka mbetur si shprehje e shpirtit kalorësiak, mirësjellejes dhe e krenarisë së uniformës ushtarake të një kohe të zhdukur.

Dhe një e fundit.

Reklama

Nëse e solla historinë e kësaj fraze, këtë e bëra për një frazë tjetër edhe më të rëndësishme në sytë e mi, për të kuptuar shpirtin e kohës.

Në fund të betejës, pasi përshëndeti ushtrinë e tij, Luigji XV mori të birin, Luigj Ferdinantin, dhe ndërsa po shkonin te një manastir (gjendej në të djathtë të fotos, por që u prish në kohën e Revoluciont) i thotë: Biri im, edhe gjaku i anglezëve është gjak njerëzish. Fitorja më e madhe është që ta kursesh!

InForCulture

Recent Posts

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

13 hours ago

Një ndër Odisejat e Vocajve të Shalës së Mitrovicës

NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…

14 hours ago

Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…

14 hours ago

Kjo është fotografia që po propagandohet nëpër rrjete sociale si fotografi e Shaban Polluzhës

Në kohën e rrjeteve sociale manipulimet janë bërë shumë të mundëshme dhe të lehta. Fotografi…

15 hours ago

Ndërhyrjet mjekësore përgjatë antikitetit: Skena tregon mjekun/shëruesin Japix duke hequr me kujdes majën e shigjetës nga këmba e heroit dardan të Trojës, Enea!

Jahja Drancolli Ndërhyrjet mjekësore përgjatë antikitetit: Skena tregon mjekun/shëruesin Japix duke hequr me kujdes majën…

15 hours ago

“Shqiptarët duhet të zhduken si popull. Atyre duhet t’u pamundësohet jeta. Autoritetet tona (serbe) ua morrën tokat arnautëve”

MekuliPress ju sjellë fakte tjera të kolonizimit të tokave të hapsirës shqiptare përmes kolonëve serbë.…

15 hours ago