<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Ndryshimet klimatike “po ndihmojnë” uraganët të bëhen më të fortë

Ndërsa uragani Ian shkon drejt Floridas, ai ka përjetuar një fenomen të njohur si intensifikimi i shpejtë, duke u bërë shumë i fortë, shumë shpejt. Sipas shkencëtarëve, procesi i intensifikimit të shpejtë të uraganeve po bëhet më i shpeshtë dhe shkak për këtë janë ndryshimet klimatike të cilat shkaktohen nga njerëzit.

Mëngjesin e të martës, Uragani Ian u intensifikua në një stuhi të kategorisë 3, duke ‘u veshur’ me erëra të qëndrueshme prej rreth 125 milje për orë, përpara se të godiste Kubën perëndimore.

Uragani vazhdoi të forcohej ndërsa kaloi mbi ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës në rrugën për në bregun perëndimor të Floridës, duke arritur në Kategorinë 4 të mërkurën në mëngjes. Parashikuesit e motit paralajmëruan se uragani mund të kaloj në Kategorinë 5 deri në momentin që do të arrijë në tokë.

Intensifikimi i shpejtë ndodh kur një ciklon tropikal lëviz mbi ujë shumë të ngrohtë dhe brenda një mjedisi atmosferik dhe me kushte shumë të qeta rrethuese dhe një masë ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme. Këta faktorë ishin qartësisht ‘në lojë’para intensifikimittë shpejtë të Ian-it, ndaj kjo gjë ishte parashikuar shumë më parë. Jo çdo stuhi që ndodhet në këto kushte forcohet, pasi ndonjëherë për shkak të ndryshimeve strukturore të cilat është e vështirë ti parashikosh, por Ian e bëri”, ka shpjeguar Richard Knabb, drejtori i Qendrës Kombëtare të Uraganeve në Miami për CBS News.

Si e arriti intensifikimin uragani Ian?

Knabb tregon se uragani Ian arriti intensifikimin e shpejtë në më pak se 36 orë, pasi kaloi nga një stuhi tropikale me shpejtësi 45 milje për orë të dielën në mbrëmje, në një uragan me shpejtësi 115 milje për orë të kategorisë 3 të martën herët.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi parashikohet forcim i mëtejshëm përpara se uragani të bjerë në tokë në bregun perëndimor të gadishullit të Floridës, sepse erërat e forta të nivelit të sipërm që zakonisht do të dobësonin stuhinë nuk pritet të ndikojnë në kohë.

“Ian fatkeqësisht ka përfituar nga ujërat më të ngrohta se mesatarja e Karaibeve veriperëndimore dhe Gjirit juglindor të Meksikës për t’u intensifikuar me shpejtësi gjatë dy ditëve të fundit. Si avionët gjuetarë të uraganeve edhe imazhet satelitore janë përdorur për të përcaktuar intensitetin e asaj që tani është një uragan i madh në shkallën e erës”, tha Knabb.

Si ndikojnë ndryshimet klimatike në intensifikimin e uraganeve?

Ekspertët e Qendrës Kombëtare të Uraganeve shpjegoi se ndryshimi i klimës është një faktor në intensifikimin e uraganeve pasi uji i ngrohtë i oqeanit nxit stuhi më të forta.

“Ngrohja e temperaturave të sipërfaqes së detit siguronë lëndë djegëse për uraganet, të cilat mbështeten në një atmosferë të lagësht dhe të paqëndrueshme, të gjitha këto po bëhen më të favorshme për forcimin e uraganeve në klimën tonë në ndryshim. Uraganet duket se po arrijnë kulmin në fuqi dhe duket se po intensifikohen shpesh me një ritëm të shpejtë. Ne në përgjithësi nuk po shohim më shumë stuhi tropikale dhe uragane, por përqindjen e stuhive që intensifikohen po bëhet më e madhe”, tha Knabb.

Sipas Knabb,  urgani Ian është shembulli i  parë i një stuhie të rrezikshme që lëviz ngadalë e mund të shkaktojë erëra të dëmshme në disa vende si edhe përmbytje të shkaktuara nga shiu të kombinuara me stuhi, të cilat i detyrojnë shumë njerëz të lënë shtëpitë e tyre./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

16 hours ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

16 hours ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

17 hours ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

23 hours ago

Vlerat e qumështit dhe kosit të dhisë: Çfarë i bën kaq të veçantë?

Qumështi dhe kosi i dhisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje për profilin e…

23 hours ago

Të bëni fëmijë? Kjo është bima që ndihmon edhe për rregullimin e ciklit

https://www.youtube.com/watch?v=F--rF9cD7wU&t=1s

23 hours ago