Irisi është bërë simbol i shpresës, besimit dhe respektit të thellë, për shkak se shumë familje mbretërore këtë lule filluan ta përdorin si simbol personal
Emri origjinal “iris” në përkthim do të thotë ylber, ndërsa në mitologjinë greke kjo lule ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me perëndinë Irida, e cila nga lartësitë qiellore ka transmetuar porositë e zotave dhe ka pikturuar qiellin me ylber.
Në traditën aziatike, irisi është një simbol i “gjaku blu”, dhe në të gjithë Japoninë vlerësohet si një lule që shpërblen veprat e mira, heroike, transmeton Telegrafi.
istockphoto
Si kultivohet irisi?
Për kultivimin e irisit do t’ju duhet tokë e mirë me lagështi normale, sepse kjo lule nuk e do tokën e rëndë, me shumë aciditet dhe shumë të lagësht.
Reklama
Mbjellja bëhet në vjeshtë, nga fundi i tetorit deri në mesin e nëntorit, ose në pranverë sapo kushtet e motit të jenë të volitshme.
Nëse irisin e mbillni në saksi, kujdesuni që saksia të jetë më e madhe dhe më e thellë, nëse e kultivoni në kopsht apo në lehe, distanca e fidanëve patjetër duhet të jetë rreth 30 centimetra.
Periudha e lulëzimit të irisit është nga fillimi i majit deri në fund të qershorit, mirëpo disa varietete lulëzojnë edhe deri në shtator.
Irisi do të lulëzojë me bollëk në një vend ku ka diell, sepse nëse është në hije mund të mos lulëzojë fare.
Ujitja duhet të jetë e moderuar, dhe toka duhet të jetë pothuajse e thatë. /Telegrafi/
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…