Categories: KAFSHËT

Kopshtet zoologjike; mirë apo keq për kafshët?

Njerëzit kanë një tërheqje shumë të madhe për kafshët e gra. Miliona njerëz shkojnë çdo vit në Safari për të parë kafshët e egra. Të tjerë shkojnë në kopshtet zoologjike lokale.

Interesi ndaj kafshëve është i hershëm që nga vitet 1250 p.e.s. që atëherë njerëzit tërhiqeshin nga koleksione të ndryshme kafshësh  ekzotike.

Kopshti i parë modern u bë në Vienë Austri, në vitin 1752 dhe vazhdon të tërheqë shumë vizitorë edhe sot. Kopshti Nearby në Gjermani është kopshti me koleksionin e kafshëve më të madh në botë. Ai në Berlin ka rreth 15.000 kafshë nga 1.700 specie të ndryshme.

Por kopshtet zoologjike, janë vendi i duhur për kafshët apo janë si një burg I detyrueshëm? Janë të mirë kopshtet për të gjitha kafshët apo vetëm për disa?

Edukim dhe argëtim. Kopshtet zoologjike kanë pasur influencë të madhe, në fillim kafshët qëndronin në kafaz të hekurt. Në ditët e sotme kushtet janë më të mira, kafshët jetojnë pothuajse si në habitatin e tyre natyror dhe ka një ndarje midis vendit të kafshëve dhe vendit të vizitorëve. Për popullimin e kopshtit, kafshët zakonisht kapeshin në natyrë, tani ekzistojnë programe të veçanta për popullimin e tyre dhe midis kopshteve duke çiftëzuar kafshët. Disa kopshte gjithashtu birësojnë kafshë të braktisura. Si për shembull: Leopardi I bardhë nga Pakistani në 2007 dhe arinjtë polarë të rrezikuar nga udhëtimet e cirqeve. Kopshtet zoologjike vërtetë nuk janë hotel me 5 yje por ato duhet të ndjekin disa rregulla dhe të jenë të informuar mbi kafshët dhe kushtet që ju nevojiten. Për shembull majmunët, elefantët dhe arinjtë kanë nevojë për aktivitet që të mos mërziten dhe të pësojnë dëmtim të trurit. Kopshtet, së bashku me organizata të kafshëve ndihmojnë në kërkime të ndryshme shkencore, gjithashtu ato jo vetëm kontribuojnë për kafshët që kanë në kopshtet e tyre por edhe për ato në natyrën e lirë. Përveç këtyre, kopshtet zoologjike kanë programe edukimi për kafshët duke mësuar vizitorët mbi nevojat e kafshëve dhe mbrojtjen e tyre.

Disa kafshë janë bërë për natyrën e egër. Shumë kafshë, të tillë si elefantët e kanë shumë të vështirë të jetojnë të mbyllur. Sipas ekspertëve edhe pse kushtet mund të jenë shumë të mira në kopshtet zoologjike, disa kafshë e kanë pothuajse të pamundur të jetojnë brenda tyre. Shumë kafshë madje kanë vdekur si; zebrat në kopshtin zoologjik Washington D.C për shkak të ushqimit jo korrekt, ose pandat e kuqe që gëlltitën helm për minjtë. Për shkak të stresit që këto kafshë duhet të suportojnë ato sillen në mënyrë të çuditshme. Kafshë të tilla, si gjirafat, gazelat apo zebrat janë të destinuara të vrapojnë për qindra kilometra, për to është problematike të qëndrojnë në vend të mbyllur me pak hapësirë. Ato janë të privuara nga jetesa normale e tyre. Për shkak të detyrimit të forcuar për të jetuar në vend të mbyllur ato krijojnë probleme patologjike në sjelljen e tyre. Edhe pse ka programe të ndryshme për të bërë të ditur nevojat e kafshëve shumë vizitorë nuk interesohen për problemet e tyre, ata qëndrojnë shumë pak për ti parë dhe madje nuk kontribujonë për mirëmbajtjen e tyre kur u kërkohet.

Çështja nëse kopshtet zoologjike janë ose jo të mira për kafshët është e ngatërrueshëm. Gjithashtu është relative, varet nga kopshti, nga kafshët, nga mënyra e trajtimit dhe ushqyerjes së tyre dhe mijëra arsye të tjera.

InForCulture

Recent Posts

Sa fiton Donald Trump si President?

  A keni menduar ndonjëherë se sa fiton Presidenti i Shteteve të Bashkuara , aktualisht Donald…

3 minutes ago

Ju prezantojmë me njeriun i cili fiton 40 mijë euro me dy ditë punë në vit

  Jo të gjitha punët janë për të gjithë, sidomos kur bëhet fjalë për punë…

21 hours ago

Platforma prestigjioze rendit Shqipërinë si vendin që duhet vizituar në vitin 2025!

  Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025,…

21 hours ago

Harta e vitit 476, shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve

  Harta e vitit 476 ,sikur që shihet aty në vendin ku edhe kam nënvizuar…

3 days ago

Tronditëse! Cilat marrëveshje i kishin nënshkruar me Serbinë e Pashiqit, Ahmet Zogu, Esad Pashë Toptani, Ceno beg Kryeziu? I

  Ky studim nuk po ribotohet me qëllim të demaskimit apo demonizmit të arritjes së…

4 days ago

Studimet e fundit gjenetike sugjerojnë se popullsia shqiptare është një nga popullsitë më të vjetra dhe më homogjene në Ballkan

  Këto gjetje bazohen në analizat e lashta të ADN-së, të cilat tregojnë se shqiptarët…

4 days ago