Categories: KULTURË

Mis Edith Durham: Më kujtoni po takuet ndonjë shkodran në Londër

Po i ngjitesha rruges se pjerret me kalldrem te pazarit ne Tivar, nje pasdite vone ne vere te vitit 1902.

Dugajxhinjte qendronin ne dyert e dugajve e me shikonin kah po kaloja. Kur me del perpara nje djale i gjate, flokeverdhe e me sy te hirte. Fliste me mjaft miresjellje, nje perziemje te spanishtes me italishten.

Me tha:

-Une kurre nuk kam pa nje grua te huej deri me sot, a do t’më nderoni te vinit ne dugajën tëme dhe te bisedojme ?

Eca pas tij.

Meqe une kisha ardhë prej perendimit nxorri nje arke te vogel, që të ulem une, ndersa ai u ul perdhe. Porositi kafen dhe nisem biseden. U habit kur mori vesh se nga c’vend jam, dhe per te me sigurue se e donte vendin tim, me tregoi lamsha pambuku me etiketen anglisht ” fill i forte i cilesise ma te mire “, qe i kishte ndermjet mallrave.

– Dhe ju keni ba tanë kët’ rruge per te na pa ! – thirri ai. – Mrekullia vete ! Une jam shqiptar. Jam katolik. Dhe bani kryq fort, per me m’diftue se ishte vertet i tille. Sepse ne keto vende pozita juaj ne kete bote dhe ne ate tjetren varat shume nga menyra se si e ban kryqin.

– Po ju duhet te shihni Shkodren, – me tha.

– Une, – i thashe, – se e nihja mire Shkodren, dhe atij i ndriti fytyra prej kenaqsisë.

E masandej biseduam per bukurite e Shkodres dhe per dugajët, qe nuk ua kalon asnje ne bote.

– Dhe Shkodra eshte ne duart atyre dreqënve turq.

Aha, ata te mallkuem !

– Une kam ardhë ketu para 18 vjetesh me babën, sepse ky vend eshte i çliruem. Ketu je i sigurte. por eshte vend i vorfën. Kur kam kënë femije kam kënë i keq. Shkoja ne nje shkolle te frati, por nuk mesova siç duhet. E tash nuk di pothuejse kurrgja, flas italisht, por jo mire, – dhe filloj me u tundë majtas – djathas me tefterin e hesapeve mbi gjunje. Ankohej se e humbi shansin kur kje djalë dhe tash, nuk i dilte koha te merrej me librat. Per me e ngushellue i thashe se ne Shkoder ishin sjelle shume mire me mue.

– Po pse keni ardhe ketu, – me pyeti, – pse nuk udhetoni ne vendin tim ?

I thashe se me kishin thane se ishin kohe te keqija e kishte rreziqe.

Ai e peshoj ceshtjen thelle, tuj me shikjue prej te kryet e te kembet,, pastaj me tha me seriozitet:

– Jo, shqiptaret sillen shume mire me grate. Ata nuk do tju bajne asnje te keqe. Po puna eshte se atje nuk ka qeveri. Ka do njerez te keqij. Atje jane turqit. Turqit si te gjith turqit. Bashkatdhetaret e mi jane te gjith te ndershem. Kunder nje gruaje mos qello, sepse ajo nuk mund te qelloje ndaj teje. Kurse per burrat eshte krejt ndryshe.

Biseduam gjate dhe kur desha ti la lamtumiren, ai nguli kembe qe te pija prape kafe.

– Une nuk jam i pasun, por nuk jam aq i vorfen sa te mos t’i nap nje kafe nje gruaje te huaj qe ka ardhe nga larg per te na pa. Ndoshta ndonje dite ne vendin tuaj do te takoni nje shejtan prej Shkodra, dhe ju do ta prisni mire se ata jane miqte tuaj.

Nuk ka asgje qe t’ia kaloje hieshise, me te cilen ai i tregonte mikpritjen nje mysafiri te huaj. Toku doren me mua shume perzemersisht:

– Udhe te mbare, me tha. – Me kujtoni mua po takuat ndonje shkodran ne Londer. Une kurre s’kam me ju pa ma, kurren e kurres.

Dielli po perendonte mjaft zymte, dhe une u ndjeva po aq e trishtueme, sa edhe shqiptari, tek po largohesha me fjalet

” kurren e kurres “, qe me tingellonin ne veshe, ndersa perpara meje shtriheshin rrenojat e qytetit te vdekur.

Mis Edith Durham

( Për shqiptarin e veriut )

InForCulture

Recent Posts

Besëpremja dhe tradhtia në disa këngë shqiptare

Shkruan: Ahmet QERIQI  Shembujt e këngëve rapsodike shqiptare ku stigmatizohet dhe dënohet fuqishëm akti i…

4 hours ago

Publikohet letra e rrallë, e nënshkruar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu

  Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…

9 hours ago

Zbulohet mbishkrimi i lashtë për emrin e Shkodrës

  Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…

10 hours ago

Rrugëtimi i Letërsisë Shqiptare: Tradita dhe Perspektivat Moderne

Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…

12 hours ago

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

1 day ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

1 day ago