Zbuloni njeriun që ka blerë më shumë tokë dhe zotëron më shumë prona private se kushdo tjetër.
Masa totale e tokës përbëhet nga 36.8 miliardë hektarë tokë të banueshme.
Plot 21% e kësaj toke është në pronësi të një liste të shkurtër pronarësh, sipas Business Insider.
Së bashku, këta pronarë madhështorë pretendojnë plot 7.8 miliardë hektarë.
Pronari më i madh i tokës bujqësore në Amerikë është tashmë Bill Gates.
Bill Gates, personi i katërt më i pasur në botë i njohur për aftësitë e tij të hershme programuese ka ‘rrëmbyer’ në heshtje 242,000 hektarë tokë bujqësore në të gjithë SHBA-në – mjaftueshëm për ta bërë atë të jetë pronarin kryesor të tokës bujqësore private në SHBA.
Po në botë?
Mbretëresha Elizabeta II ishte e njohur për shumë gjëra. Por një nga ato që kanë më shumë rëndësi është se ajo, deri para se të vdiste, ishte pronarja më e madhe e tokës në të gjithë botën.
Sigurisht tashmë e gjithë pasuria e saj i ka kaluar Mbretit të Anglisë – Mbreti Çalrs III.
Dhe këto prona nuk janë të gjitha toka boshe apo shtëpi të bukura. The Independent raportoi se Mbretëresha kishte blerë ishuj të tërë, parqe dhe hapësira komericale së bashku me tre qendra tregtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Tokë: 6.6 miliardë hektarë në mbarë botën duke përfshirë Britaninë e Madhe, Irlandën Veriore, Kanadanë, Australinë dhe disa pika të tjera.
Tokë: Kontroll absolut mbretëror mbi 830,000 milje katrorë të pasur me naftë të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe një GDP totale që u vlerësua në rreth $618 miliardë dollarë për vitin e kaluar.
Mbreti Abdullah kryeson Mbretërinë shumë të pasur me naftë të Arabisë Saudite. Ai është trashëgimtari i fronit të babait të tij, mbretit Fahd.
Tokë: 110 hektarët e Selisë së Shenjtë që përbëjnë qytetin e Vatikanit.
Papa është pronari de-fakto i shtetit të Vatikanit dhe përveç 110 hektarëve të lartpërmendur, ai zotëron edhe 177 milionë hektarë të tjerë në toka të ndryshme në pronësi të Kishës Katolike në të gjithë globin, duke përfshirë qindra ambasada të Vatikanit që janë të titulluara ligjërisht në Selinë e Shenjtë si një komb i pavarur.
Tokë: 175.6 milionë hektarë të Marokut, pika historike kryesore e tregtisë midis Evropës dhe Afrikës, e cila ka ruajtur një ekonomi mjaft të shëndetshme gjatë gjithë shekullit të të 20-të dhe fillimit të shekullit të 21-të.
Muhamedi është i pari përkrahës i madh i demokracisë në historinë e kombit të tij.
Pronësia e tij mbi tokat e Marokut dhe pasuria e tij e trashëguar kanë bërë që e gjithë pasuria e tij të vlerësohet në rreth $2 miliardë dollarë.
Tokë: Të gjitha, afërsisht, 128 milionë hektarët e Tajlandës, duke përfshirë vijën e saj bregdetare dhe qytetet ekonomikisht të forta.
Bhumibhol ka qenë Mbret që nga viti 1950, 11 vjet pasi vendi ndryshoi emrin e tij nga Siam në Tajlandë.
Ai është monarku me shërbimin më të gjatë në Azi dhe aq popullor sa një thashethem për rënien e shëndetit të tij shkaktoi një tronditje të fortë në tregjet financiare të vendit në vitin 2009.
Tokë: Kombi kryesisht shkretëtirë i Omanit, i cili përfshin gjithashtu portet përgjatë bregut të Surit – një pikë kryesore hyrëse për tregtinë në rajon.
Qaboos është sundimtari i Omanit dhe kreu i ushtrisë së tij. Ai është një udhëheqës mjaft perëndimor në krahasim me fqinjët e tij që ka mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-në.
Tokë: 57,000 milje që përbëjnë Nepalin, që do të thotë se ai gjithashtu teknikisht zotëron malin Everest.
Pavarësisht zhvendosjes së vendit në një strukturë politike të Republikës Maoiste në vitet 1990, familja mbretërore ruan pronësinë nominale të të gjithë Nepalit. Gyandera është një kryetar shteti titullar, por miqësor me qeverinë socialiste.
Tokë: Të gjitha 35,637 milje katrorë të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, një nga anëtarët e rrallë të Ligës Arabe dhe Organizatës Botërore të Tregtisë.
Trashëgimtari i babait të tij, Mbretit Husein, ai është jashtëzakonisht popullor dhe është një nga aleatët më besnikë të Shteteve të Bashkuara në rajon.
Tokë: Të gjitha 15,000 miljet katrorë të Mbretërisë së tij të Butanit.
Ish-studenti i Akademisë Philips Andover u kurorëzua në vitin 2008 dhe ka qenë forca pas demokratizimit të ri në moshë të Butanit.
Tokë: Të gjitha 11,718 miljet katrore të Lesotos, duke përfshirë minierat e diamanteve në këtë vend.
Edhe pse monarkia në Lesoto është kryesisht ceremoniale, Mbreti Letsie ruan titullin ligjor mbi tokat e kombit.
Tokë: 4.4 milionë nga rreth 7 milionë hektarë që përbëjnë kombin e Kuvajtit.
Emiri është një trashëgimtar i fronit të Kuvajtit dhe ka arritur të mbajë vendin dhe tokën e tij me ndihmë periodike nga ndërhyrjet e SHBA-së.
Një pjesë e tokës që Emiri nuk e kontrollon është pronë ushtarake amerikane që shërben si baza më e madhe amerikane në rajon.
Qindra mijëra emigrantë që u shpërngulën në Gjermani po mendojnë të largohen nga vendi,…
Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar se konsumi…
Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Më…
Një element tipik i doktrinës shiite, që ajo e ka të përbashkët me krishterimin,…
Në një botë gjithnjë e më të lidhur me teknologjinë, Google mbetet një nga…
Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e ditëve më të nxehta të verës, shumë…