Categories: KURIOZITETE

Çfarë fshihet brenda muzeut më sekret në botë

Ndoshta është muzeu më i pazakontë pasi është i mbushur me artefakte që kanë formuar historinë botërore. Megjithatë dyert i mban të mbyllura. Bëhet fjalë për vendin e vetëm ku një vizitor mund të gjejë armën që ka mbajtur Osama Bin Laden kur u vra ose xhaketën prej lëkure të Saddam Hussein-it.

Mirë se vini në muzeun sekret të CIA-s!

Ky muze ndodhet në zyrat qendrore të agjencisë së inteligjencës në Langley, Virgina. Së fundmi, koleksioni është rinovuar me rastin e 75-vjetorit të agjencisë. Një grupi të vogël gazetarësh iu dha mundësia që të dëshmonin se çfarë ndodhet brenda këtij muzeu kaq sekret. Në mesin e 600 objekteve të ekspozuara janë lloje pajisje spiunazhi të Luftës së Ftohtë, një ‘mi i vdekur’ në të cilin mund të fshihen mesazhe, një kamerë e fshehtë brenda një pakete cigareje, një pëllumb me kamerën e tij spiune dhe madje edhe një gotë shpërthyese martini.

Aty ka edhe detaje nga disa prej operacioneve më të famshme dhe më të fundit të CIA-s. Në ekspozitë është një model i kompleksit në të cilin u zbulua Osama bin Laden në Pakistan. Presidentit Barack Obama iu tregua një model i tillë përpara se të miratonte bastisjen që vrau liderin e Al-Kaedës në 2011.

“Të jesh në gjendje të shohësh gjërat në 3D në fakt i ndihmoi politikëbërësit… si dhe ndihmoi agjentët tanë të planifikonin misionin,” shpjegoi Robert Byer.

Më 30 Korrik të këtij viti, një raketë amerikane goditi një tjetër kompleks, këtë herë në kryeqytetin afgan Kabul. Objektivi ishte udhëheqësi i ri i al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri. Për këtë rast është informuar Presidenti Joe Biden, njësoj si me rastin e Osama Bin Laden, me një model 3D, i cili është vendosur tashmë në muze. Zawahiri u godit ndërsa ishte në ballkon pasi agjentët e inteligjencës amerikane kaluan muaj të tërë duke studiuar lëvizjet e tij.

Gjysma e parë e muzeut është ndërtuar në rend kronologjik që nga themelimi i CIA-s në 1947, Luftën e Ftohtë, sulmet e 11 Shtatorit 2001. Audienca e muzeut përgjithësisht është vetë stafi i CIA-s si dhe vizitorët zyrtarë. Por nuk fokusohet vetëm te suksesi. Ekziston një seksion për operacionet e dështuara. Për shembull kur një mision i CIA-s për të rrëzuar Fidel Kastron në Kubë shkoi në mënyrë katastrofike. Po ashtu ka referenca për dështimin për të gjetur armë të shkatërrimit në masë në Irak.

“Ky muze nuk është vetëm për histori. Është një muze operacional. Ne po marrim oficerët e CIA-s  dhe po eksplorojmë historinë tonë, të  mirë dhe të keqe”, tha Byer.

Ndërsa pjesa e dytë e muzeut është e fokusuar në detajet e disa operacioneve më specifike. Në fund të viteve 1960 një nëndetëse e Bashkimit Sovjetik humbi në oqean. Pasi shërbimet e SHBA-së e gjetën, CIA punoi së bashku me miliarderin Howard Hughes për t’u munduar që të merrnin mbetjet dhe teknologjinë që ishte përdorur në këtë nëndetëse. Misioni u realizua pjesërisht pasi nëndetësja u nda në mes. Pavarësisht kësaj, CIA mundi që të shpëtonte disa pjesë. Në muze është shfaqur një model i nëndetëses.

“Shumica e asaj që u gjet në bordin e asaj nëndetëse është ende e klasifikuar edhe sot e kësaj dite,” thotë Byer.

Në muze ka edhe sende që u përdorën për të ndërtuar historinë e rreme për një film të quajtur Argo me qëllim shpëtimin e diplomatëve në Iran pas revolucionit të 1979-s. Më vonë, ky rast është bërë film në Hollywood. Në ekspozitë është arti konceptual për filmin e rremë që ekipi i shpëtimit pretendoi se po bënte. Kjo foto u krijua për të qenë qëllimisht i vështirë për t’u deshifruar ose kuptuar.

Dhe kur bëhet fjalë për deshifrimin, tavani i muzeut përmban gjithashtu mesazhe të fshehura në lloje të ndryshme kodesh. Zyrtarët e CIA-s thonë se ambicia është që imazhet të ndahen me publikun në mediat sociale për të parë nëse mund t’i zbërthejnë ato. Disa nga ekspozitat do të jenë gjithashtu të disponueshme për t’u parë në internet. Por për momentin, kjo mund të jetë më e afërta që shumica e njerëzve mund të arrijnë të shohin nga ky muze./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

17 hours ago

Pse nuk duhet të karikoni kurrë telefonin në aeroport!

  Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…

18 hours ago

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

  Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…

18 hours ago

Mbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve

Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…

19 hours ago

Nëse keni këtë grup gjaku, studimet thonë se ADN-ja juaj është e veçantë

  Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…

19 hours ago