<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Legjenda shkodrane që e detyroi UEFA-n të ndryshoi rregulloren

Shqipëria e futbollit nuk është ka lënë shenjë shumë në vitet 70’, por një detaj që ndodhi në Shkodër, në një ndeshje të Kupës së Shqipërisë, bëri që UEFA të ndryshojë një rregull pikërisht duke marrë shembullin shqiptar. Plot 46 vite më parë luhej finalja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Besa, më saktë ndeshja e kthimit, pasi bëhej me dy takime.

Fundi i kësaj finaleje mbart në vetvete edhe një ndryshim rrënjësor në futbollin evropian që doli pikërisht nga ky takim. Takimi i parë në Kavajë kishte përfunduar 2-0 për vendësit dhe po aq përfundoi edhe ndeshja e kthimit në Shkodër. Vendësit arritën të kthenin gjithçka falë dy penalltive të kthyera në gol nga Ramazan Rragami.

Kështu, takimi shkoi në shtesë dhe më pas sërish te pika e bardhë e 11-metërshave. Për Vllazninë, te pika e bardhë u afrua për pesë herë radhazi sërish Ramazan Rragami, duke shënuar që të pesta goditjet e bëra. Ndërsa nga ana tjetër, kavajasit arritën të shënonin vetëm tri penallti me Nimet Merhorin, pasi e fundit nuk u gjuajt fare (për shkak e nuk vlente më) sepse njëra prej tyre ishte pritur mjeshtërisht nga ish-legjenda e portës kuqeblu, Paulin Ndoja.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në futbollin botëror që një lojtar të gjuante të gjitha penalltitë (atëherë nuk ekzistonte rregulli që një lojtar duhet të gjuajë vetëm një penallti) dhe ky fakt bëri aq bujë, sa UEFA vendosi të ndryshojë rregullin e gjuajtjes së penalltive nga i njëjti person.

Deri në atë vit, kur ndeshja shkonte drejt penalltive, ishte rregull që 5 penalltitë e një ekipi i gjuante vetëm një lojtar. Rragami me saktësinë e tij bëri që gjërat të ndryshojnë. Rregulli i ri që u vendos më pas nga institucioni i futbollit evropian, bëri që 11-metërshat të ekzekutoheshin nga pesë futbollistë të ndryshëm. Bëhet fjalë vetëm për penalltitë pas kohës së rregullt dhe shtesës./Konica.al/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

14 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

17 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

18 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

18 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

18 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

19 hours ago