<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Klerikët shqiptarë që dhanë jetën për çështjen kombëtare

Gjatë historisë sonë, kemi pasur klerikë të shumtë, musliman e të krishterë, të cilët sakrifikuan jetën për çështjen kombëtare. Në këtë post do flasim për 3 klerikë të shquar shqiptarë, Atë Shjefën Gjeçovi, Mulla Idriz Gjilani dhe Papa Kristo Negovanin, të cilët u vranë pabesisht nga armiqtë tanë për veprimtaritë e tyre atdhetare.

1️⃣ Atë Shjefën Gjeçovi, i lindur në Janjevë më 3 tetor 1873, ishte një frat françeskan shqiptar, veprimtar i lëvizjes kombëtare, folklorist, arkeolog dhe publicist i njohur. Ai konsiderohet si babai i studimeve folklorike shqiptare, ndërsa kryevepra e tij, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, është përmbledhja më e përmendur e ligjit zakonor shqiptar. Për shkak të veprimtarisë së tij kombëtare, u vra nga shovinistët serbë në Zym, më 14 tetor të vitit 1929.

2️⃣ Mulla Idriz Gjilani, i lindur më 4 qerdhor 1901 në Veleknicë, ishte një imam musliman shqiptar, luftëtar i lirisë dhe patriot i flaktë i çështjes kombëtare. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte myfti dhe imam ushtarak i Regjimentit IV të Ushtrisë Mbretërore Shqiptare në Tokat e Lirueme. Drejtoi forca paraushtarake nën flamurin e Mbretërisë Shqiptare duke luftuar për Shqipërinë Etnike kundër jugosllavëve dhe bullgarëve deri në vjeshtën e 1944, ku më pas jetoi i fshehur nga Regjimi Jugosllav deri sa u kap nga barbarët serbë, të cilët e dogjën për së gjalli natën e 25-26 nëntorit 1949.

3️⃣ Papa Kristo Negovani, i lindur në vitin 1875 në Negovan, ishte një prift ortodoks shqiptar, arsimtar, botues dhe veprimtar i lëvizjes kombëtare. Luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste greke. Papa Kristo Negovani meshonte në gjuhën shqipe, gjë që nuk i pëlqente aspak kishës dhe hierarkisë greke, të cilët madje e kishin shpallur gjuhën shqipe të mallkuar. U masakrua barbarisht me sëpata nga andartët kriminelë grekë me urdhër të priftit grek Karavangelis, më 12 shkurt 1905.

InForCulture

Recent Posts

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

35 minutes ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

1 hour ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

2 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

2 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

1 day ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

2 days ago