<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Pse nuk duhet të debatoni kurrë me askënd në Facebook

Nga Brooke Nelson

“Reader Digest”

Le të jemi të sinqertë:shumica prej nesh janë fajtorë për një ose dy gafa në Facebook. Kush është më e rënda prej tyre? Ekspertët e rrjeteve po na paralajmërojnë të largohemi nga tastiera, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet kryesore. Sipas tyre, problemi nuk është vetëm se po bëni shumë “share” në Facebook.

Studimi më i fundit, këshillon të reagoni ndryshe ndaj një komenti që lexoni në internet.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë dhe studiues të Universitetit të Çikagos rekrutuan 300 vullnetarë për të lexuar, parë një video, apo për të dëgjuar argumente rreth temave të diskutueshme, shkruan bota.al.

Më pas, pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve rreth opinioneve me të cilat ata nuk binin dakord. Rezultatet? Njerëzit që dëgjonin ose shihnin dikë që fliste me zë të lartë mbipikëpamjet e kundërta, kishin më pak gjasa ta karakterizonin folësin si “të painformuar ose të pashpirt”.

Ndërkohë, ata që i lexuan argumentet, ishin më shpërfillës ndaj mendimeve të kundërta. Disa ekspertë e shpjegojnë këtë me anonimitetin e perceptuar të rrjetit botëror. “Njerëzit janë shumë më të guximshëm në Facebook sesa në jetën reale”- thotë Uendi Mensell, drejtoreshë e  Shkollës Kanadeze të Protokollit dhe Etiketave.

“Ekziston një shkëputje midis asaj që shkruajnë, dhe mënyrës se si do të silleshin në rrethana të tjera. Dhe shpesh ata harrojnë se fjalët e tyre mund të ofendojnë njerëzit. Mediat sociale na bëjnë më të ekspozuar ndaj të tjerëve, dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë mesazhi po i paraqesim botës”-shton ajo.

Në dritën e këtyre gjetjeve, studiuesit i këshillojnë njerëzit që t’i sheshojnë mosmarrëveshjet midis tyre duke folur me njëri-tjetrin personalisht, në vend se të përdorin tastierën e kompjuterit. Ndërsa është e lehtë që temperamentet e njerëzve të shpërthejnë në mediatsociale, komunikimi ballë për ballë mund të zbusë mosmarrëveshjet dhe madje të krijojë kompromis, thonë ata.

Prandaj herën tjetër që josheni të bëheni pjesë e debati veçanërisht pasionant në Facebook, kujtohuni të planifikoni më mirë një kafe apo një telefonatë me personin në fjalë. Na besoni, kjo mund të shpëtojë reputacionin por edhe marrëdhëniet tuaja. / bota

InForCulture

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

9 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

10 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

11 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

1 day ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

1 day ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

2 days ago