Teleskopi James Webb ka fotografuar disa prej imazheve më të qarta të planetit të akullt, Neptunit, në 30 vjet.
Pamjet e reja shfaqin unaza të ndritshme e të ngushta përreth Neptunit. Fotografitë e fundit të planetit datojnë 32 vite më parë, kur anija kozmike Voyager 2 kaloi pranë tij teksa dilte nga sistemi diellor.
“Kanë kaluar 3 dekada prej herës së fundit kur ne pamë këto shirita të zbehtë, të pluhurtë dhe hera e parë që i shohim në infrared”, deklaroi një prej shkencëtareve planetare të AURA.
Përveç unazave të ndritshme të Neptunin, teleskopi ka fotografuar disa të tjera më të zbehta që shkencëtarët nuk mundën t’i pikasnin nga pamjet e Voyager 2. E vetmja gjë që mungon në imazhet e reja është ngjyra karakteristike blu e Neptunit për shkak të gazit të metanit.
Ky i fundit është aq i fortë sa e përthith dritën infrared dhe në pamje, duket i errët në zonat që nuk janë të mbuluara nga retë e gazta. Në hemisferën jugore të Neptunit dallohen edhe disa pjesë të ndritshme që janë re të akullta të lartësive të cilat reflektojnë dritën e diellit para se metani ta përthithë./tvklan.al
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…
Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…
Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…