<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Çelësi i kuptimit të legjendës së arit apo thesarit të fshehur të Gjergj Kastriotit

NGA: GJON KEKA

Sipas një legjende, thuhet se Gjergj Kastrioti kur kishte qenë një herë i rrezikuar të zihej si rob nga otomanët pushtues, për të mos rënë në dorë të tyre, ai kishte kërcyer nga një dritare e kullës së banimit të tij në Kështjellën e Krujës dhe gjatë kësaj ai mori me vete ari dhe gjësende tjera më vlerë.

Sipas legjendës ishin tre kuaj plotë me ari e me gjësende që ai i mori dhe i futi diku në male nën dhe për t’i marrë sërish kur të kthehej.

Nga kjo mësojmë dy gjëra:

së pari: ikja e Skënderbeut nga dritarja, ka domëthënien e shikimit të vizionit dhe të ardhmes së kombit tonë, nëse ecim udhës së tij, idealit të tij, qëllimit të tij dhe të ardhmes së sigurtë që ai na e vulosi me anë të identitetit dhe emrit arbëror europian,dhe

së dyti: ari dhe thesaret sipas mitologjisë simbolizojnë dritën, diellin dhe pasurinë.

Kështu që domethënia e kësaj është që në figurën e Gjergj Kastriotit populli apo kombi arbëror (shqiptar) mund ta shohë e gjejë dritën pasurinë dhe të ardhmen e tij të sigurt, sepse në personalitetin e Gjergj Kastriotit është mishëruar dielli, drita dhe thesari i vetë kombitdhe historisë së kombit tonë arbëror për liri, pavarësi dhe shtet.

Prandaj ,duke parë këtë nuk duhet të mashtrohemi si popull e shoqëri, as të lakmojmë arinë apo thesarin duke kërkuar vendin se ku e ka lënë Gjergj Kastrioti sipas legjendës, por ta kërkojmë arin apo thesarin e vërtetë të tij që ai na la përgjithmonë duke na vulosur me identitet dhe rikthyer në hartën e Botës dhe Europës emrin iliro-arbëror, respektivisht Arbërinë.

Me pakë fjalë populli jonë si dje ashtu edhe sot dhe në të ardhmen duhet ta shohë në Gjergj Kastriotin udhën e dritës, e dijes, zhvillimit, bashkimit, thesarit apo pasurisë dhe të ardhmen e ndritur të kombit tonë.

Sikur që dihet kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti nuk kishte pasuri materiale, as ari e as mjete të mëdha, sepse po t’i kishte ato ai nuk do të kishte nevojë për ndihmë nga jashtë, kur dihet që shumë princa, mbretër e perandor të Europës, ishin të pasur e mbuluar nga ari dhe kishin mjaftë mjete, por nuk i dolën në ndihmë në kohën e duhur atij. Kështu që ai vdiq si një mbret i varfër materialisht, por i pasur shpirtërisht dhe si një udhëheqës i dritës, i cili në fakt la një thesar të pavdekshëm veprat e tij, idealin e tij, dritën, vizionin, urtësinë, parimet e tij, doktrinën e tij të lirisë dhe mbi të gjitha e bëri të pasur me identitet popullin e tij dhe me një rol udhëheqës brenda kontinentit europian.

InForCulture

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

14 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

14 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

14 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

14 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

15 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

15 hours ago