<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Pse i themi Evropë, kontinentit të vjetër…

Prej fillimit të këtij aktiviteti, kemi folur pafund për ngjarjet historike lidhur me Evropën, duke u kthyer pas në qytetërimet e para që pushtuan kontinentin. Edhe pse kemi folur shumë për këtë kontinent, që shumë prej nesh e quajnë shtëpi, nuk kemi folur kurrë sesi e ka marrë emrin kontinenti. Për ta zbuluar këtë, duhet të kthehemi në origjinën e panteonit grek dhe historitë që lidhen me të. Më e rëndësishmja, historia e Zeusit dhe demit të bardhë./Konica.al

Zeusi dhe demi i bardhë

Ashtu sikurse plot gjëra në mitologjinë greke, historia jonë fillon me Zeusin. Zoti i perëndive njihej për kuturisjet që bënte në botën e të gjallëve, duke zbritur nga mali i Olimpit për të ndikuar në rrafshin e të vdekshmëve sipas tij. Ky ishte edhe rasti kur pa vajzën e Agenorit, mbretit të Fenicias (Phoenicia).

Zeusit i bëri kaq shumë përshtypje bukuria e femrës, saqë vendosi të zbriste dhe ta joshë atë. Kur zbriti nga Olimpi, ai u shndërrua në një dem të bardhë, një pamje e rrallë dhe e bukur që shumë ia atribuuan ndikimit të perëndive. Pasi Zeusi takoi vajzën e mbretit, ai e rrëmbeu duke e vënë në shpinë dhe u nis drejt ishullit të Kretës. Aty, vajza, e cila quhej Europa, lindi tre djem të Zeusit: Minos (i cili më vonë do të bëhej mbreti i Kretës), Rhadamanthys (i cili do të bëhej mbreti i ishujve të Cyclades) dhe Sarpedon (i cili do të bëhej mbreti i Lycia-s). Më pas, Zeusi do ta braktiste Europën në Kretë, ku ajo u vendos dhe u martua me Asteriusin, asokohe mbreti i Kretës, i cili mori nën kujdes djemtë e saj tashmë jetim. Evropa do të adhurohej nga banorët e ishullit, duke bërë që emri i saj të përhapej deri në detin Egje. Emri i Evropës do të lidhej ngushtë me tokën, me disa rrëfime të Greqisë së lashtë që, madje e përshkruanin Evropën, si perëndeshë e tokës. Si e tillë, emri i saj u përdor gjerësisht për të përshkruar atë që ne tani e
njohim si Evropë, kur hartat filluan të ndajnë Evropën si një kontinent, përveç të gjitha masave të
tjera tokësore përreth saj./Konica.al

Teori të tjera

Gjuhëtarët tregojnë teori të tjera rreth origjinës së emërtimit të Evropës. Shumë argumentojnë sërish Greqinë dhe parashtrojnë teorinë, se emri Evropë vjen nga dy fjalë greke, εὐρύς (anglicizuar: eurys), që do të thotë i gjerë dhe ὤψ (anglicizuar: ops), që do të thotë ose fytyrë ose sy në varësi të përdorimit të tij. Së bashku εὐρύςὤψ do të thotë “vështrim i gjerë”, një emër që për shumicën e personave lindi për shkak të përvojës detare greke në detin Mesdhe, të cilën ata e panë të shtrirë tejendanë aq sa mund të rrokte shikimi.

Një tjetër teori tregon për qytetërimin e Mesopotamisë dhe gjuhën që ata përdorën si rrënjë për emrin. Në gjuhën e qytetërimit, veçanërisht në gjuhën semite akadiane, fjala për “perëndimin e diellit” ishte erebu dhe fjala për “lindjen e diellit” ishte asu. Gjuhëtarët e përmendin këtë si prejardhjen e fjalës Evropë, pasi Evropa ishte në perëndim të perandorisë së vjetër të Mesopotamisë, kështu që emri “erebu” u përdor për përshkrimin e saj njëlloj Azinë, që shtrihej në lindje të Mesopotamisë, duke çuar si opsion në teorinë e etimologjisë së emrit “asu” semite akadiane për Azinë.

Prejardhja e saktë e etimologjisë së Evropës ende debatohet nga shumë studiues, pasi referenca e kontinentit që përmendet si Evropë shkon prapa në kohët kur të dhënat nuk mbaheshin aq saktë sa në ditët e sotme. Si të tilla, shumë nga teoritë e etimologjisë së Evropës janë vetëm supozime. Pa një zbulim të ri revolucionar, ne nuk mund ta dimë kurrë argumentin e saktë, pse Evropa filloi të quhej Evropë./Konica.al

InForCulture

Recent Posts

Nëse këto gjëra ju ndodhin shpesh gjatë gjumit, është koha të vizitoni mjekun

    Disa shqetësime duken të zakonshme, por kur përsëriten shpesh mund të tregojnë më…

11 hours ago

Ju dhemb koka dhe menjëherë bëni kafe: A është zgjidhje e mirë apo mund ta përkeqësojë problemin?

    Te disa njerëz kafeina e lehtëson krizën, ndërsa te të tjerët bëhet shkaktar…

17 hours ago

Pse jeni gjithmonë të etur? Mjekët shpjegojnë çfarë mund të fshihet pas kësaj

    Jo gjithmonë bëhet fjalë vetëm për mungesë lëngjesh – etja e vazhdueshme mund…

18 hours ago

Kanceri i mushkërive mund të rritet në heshtje, pa shkaktuar dhimbje

    Shenjat e para shpesh ngatërrohen me lodhjen, moshën ose “kollën e duhanpirësit” –…

18 hours ago

Ndryshime të vogla pas orës 17:00 që mund të kenë ndikim të madh në metabolizëm

    Zakonet e përditshme të mbrëmjes mund të kenë ndikim të madh në shëndetin…

18 hours ago

Vaj ulliri me hudhër: Çfarë i bën vërtet organizmit dhe kur duhet kujdes

    Shumë e përdorin për tensionin, kolesterolin dhe “pastrimin” e enëve të gjakut, por…

19 hours ago