<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Si e lëshuam Shën Naumin

FOTOGRAFIA: 1863

Në udhëtimin që ndërmorën shtatorin e vitit 1863, në Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi, Jozef Sekeli (1838 – 1901) së bashku me albanologun e shquar, fon Han u gjendën në qytetin e Ohrit, përkatësisht në Manastirin e Shën Naumit, rasti që realizoi edhe këtë fotografi.

Kjo fotografi nga Shën Naumi është e vetmja e këtij manastiri, para se të digjej në masë të madhe, në vitin 1875. Ndërkaq, për Manastirin e Shën Naumit, në kontestin historik, ende sot e kësaj dite ka shumë paqartësi.

Vendi ku ndodhet manastiri i përkiste Shqipërisë, prej 1912 e deri më 28 korrik 1925, kur me pranim nga parlamenti shqiptar, arrihet marrëveshja e lëshimit të rrethit të manastirit, për tri katunde shqiptare në fushën e Dibrës.

Çfarë thotë Mehdi bej Frashëri, në kujtimet e tij, për çështjen e Shën Naumit:

“Dimrin e vitit 1924/1925 pjesërisht e shkuam në Florencë dhe pjesërisht në Paris, sepse Jugosllavia, me gjithë vendimin e gjykatores së Hagës, Shën-Naumin nuk donte t’ia dorëzonte Shqipërisë dhe Komisioni i Kufijve këshillonte që të bëhej një marrëveshje me Jugosllavinë për të shkëmbyer manastirin e Shën-Naumit me një vend tjetër, sepse Shën-Naumi është një shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte një rëndësi morale këtij manastiri.

Rreth kësaj çështjeje, midis meje dhe qeverisë zogiste në Tiranë rrodhi një korrespondencë rreth vendeve që do të shkëmbeheshin si kompensim i manastirit të Shën-Naumit. Qeveria e Tiranës, si kompensim kishte kërkuar disa katunde që ndodhen në fushën e Dibrës afër qytetit që mban këtë emër. Ndërmjetësi i marrëveshjes ishte Komisioni i Kufijve. Jugosllavia këtë propozim nuk e pranoi, sepse qyteti i Dibrës, që i mbetej Jugosllavisë, do të vetmohej krejt prej katundeve më të afërta të tij.

Mbas shumë bisedave midis Komisionit dhe dy delegatëve të interesuar, qeveria jugosllave më në fund si kompensim shkëmbimi pranonte që t’i cedonte Shqipërisë katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit në rrëzën e Malit të Thatë dhe tokat e tri katundeve që si të tilla i mbeteshin Shqipërisë, por që tokat e tyre mbeteshin në Jugosllavi. Me cedimin e këtyre tokave Shqipërisë, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec 13 km.

Me një fjalë, Shqipëria cedonte një kishë dhe ballë saj merrte një katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgoriçan dhe Halamja; përveç këtyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec 13 km. Se, po të mos ishte bërë kjo marrëveshje, rruga Korçë-Pogradec ndodhej në nishan pushke me kufirin jugosllav”.

InForCulture

Recent Posts

Një dëshmi e rrallë historike: Shqipëria në faqet e shtypit austriak më 1912, në momentin e lindjes së saj si shtet

Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…

12 hours ago

Dimitrios Plapoutas: Mes Rrënjëve arbërore dhe kompleksitetit të identiteteve në Ballkanin para-nacionalist

Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…

12 hours ago

Krijesa me tre zemra dhe gjak blu: misteri i oktapodit

Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…

12 hours ago

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

1 day ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

1 day ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

1 day ago