Categories: KAFSHËTKURIOZITETE

Ju prezantojmë me pemën e familjes… së qenushëve mbretërorë

Ishin thuajse po aq të famshëm sa pronarja e tyre. Kogit e mbretëreshës u shfaqën në fotografitë zyrtare, vraponin nëpër pallate ndërsa vizitoheshin nga presidentët, madje luajtën edhe në filmin humoristik të Xhejms Bondit, për Lojërat Olimpike të Londrës 2012. Një rritëse i Uellsit, na tregon sesa shumë i adhuronte kafshët shtëpiake mbretëresha. Meri Devis (Mary Davies) nga Garnswllt, Swansea, mbarështoi kogit uellsianë Pembroke me mbretëreshën Elisabetë II dhe krijuan një marrëdhënie bazuar në dashurinë që ato kishin për qentë./Konica.al

“Ajo parapëlqente gjithmonë kogit Pembrokeshire, sesa ata Cardigan, – rrëfen zonja Devis. – Ata kanë trurin e një qeni të madh, në një topth të vogël. Raca Pembrokeshire është një shpirt i vockël i dukshëm, i gëzueshëm. Mendoj se një periudhë mbante deri në nëntë, megjithëse kishte edhe dogis, që janë një shartim i kogit-dakshund (daschshund). Kësisoj, themi se ka pasur gjithmonë edhe disa prej tyre në përzierje”.

Shoqëria e zonjës Devis me Mbretëreshën filloi në vitin 1992, kur qeni i saj Timi u zgjodh si thark i monarkut. “Më kërkuan të çoja Timin në Windsor, sepse Mbretëresha po kërkonte një qen të fuqishëm për të çiftuar një nga bucat e saj. Zonja që e ndihmonte, Nensi Fenuik, asistoi në një ose dy nga shfaqjet e qenve dhe zgjodhi tetë qen, për të cilët Mbretëresha mund të ishte e interesuar”. Timi dhe shtatë qentë e tjerë u kontrolluan nga Mbretëresha, e cila e kishte trashëguar dashurinë për kogit nga Nëna Mbretëreshë. “Më bëri disa pyetje për Timin, si ishte ai, e përkëdheli dhe ai u tregua tejet miqësor me të”, – tha zonja Davies, e cila ishte kryetare e Ligës Kogi të Uellsit (Welsh Corgi League). Më vonë, mora një telefonatë dhe zbulova se ajo e pëlqente më shumë. U ndjeva shumë e kënaqur, mjaft krenare për të. Timi ishte një qen i vogël i shkathët me një ngjyrë të kuqe të bukur dhe mendoj se asaj i pëlqenin të kuqërremtët”. “Kur buca ishte gati për t’u çiftuar, na thirrën dhe duhej ta merrnim mbrapsht Timin në Windsor. Asokohe, ishte shkurt i vitit 1993 – rreth tre muaj pasi Kështjella Windsor u dëmtua goxha nga zjarri. Ajo foli për situatën dhe sa e trishtuar ishte për zjarrin”, – tha zonja Devis. Më vonë asaj iu komunikua se buca, Windsor Rush, po pillte dhe Mbretëresha e kontaktoi për t’i ofruar një qenush nga pjella.

Kogit e mbretëreshës: pema e familjes

Zonja Devis shkoi në Windsor dhe zgjodhi kogin e quajtur Quiz, “një qen i bukur, shumë i këndshëm dhe shumë miqësor. Kur Quiz mbushi dy vjeç e gjysmë, patëm një pjellje të sajën. Mbretëresha qe përpjekur të kishte një pjellë nga motra që mbante, por nuk mori asnjë qenush. Kështu që, kur Nensi dëgjoi se kisha një pjellë, më pyeti nëse do ta lija Mbretëreshën të kishte një qenush. Pranova dhe ajo u quajt Ema, madje mendoj se ishte një nga të preferuarat e Mbretëreshës”. Më vonë, kur Ema bëri këlyshët e saj, e ftuan sërish zonjën Devis në Windsor për t’i parë. “Mbretëresha doli nga “Range Rover” veshur me çizmet, me mushamanë e gjatë dhe shaminë e kokës, ashtu siç do të ishte veshur gjithsecili prej nesh nëse do çonim qentë për shëtitje. Ishte vetëm mbretëresha, nuk ishte askush tjetër me të./Konica.al/ Ajo më pyeti se çfarë mendoja për këlyshët dhe i thashë, se ishin shumë të bukur. Ajo po qeshte, sepse dy prej tyre ishin tringjyrësh, ndërkohë që asaj i pëlqenin të kuqtë, megjithatë tha se do t’i mbante”. Mbretëresha pati dhjetëra kogi dhe dogi, gjatë mbretërimit dhe gati të gjithë qenë të përkëdhelur si kafshë shtëpiake mbretërore. Qentë gjezdisnin me Mbretëreshën – nëse ajo shkonte në Sandringham ose Balmoral ata shkonin me të. “Asaj i pëlqente t’i çonte në Balmoral, – tha zonja Davies. – Bënin shëtitje të bukura”. Mirëpo, në Kështjellën Windsor, u shkaktoi disa probleme zhurma e avionëve që fluturonin sipër. “Mbretëresha ankohej për aeroplanët në Windsor dhe sigurisht, në ato kohë, po kalonte “Concorde”, i cili shkaktonte zhurmë të llahtarshme dhe i bënte qentë e Nensit të ulërinin.

Mbretëresha u ankua, sepse tha se të gjithë qentë e Nensit po i krijonin fantazi rreth ulërimës kur kalonte “Concorde”. Kishin një lloj ndikimi të keq”. Zonja Devis thotë se Mbretëresha përherë përpiqej ta përmirësonte natyrën e kogit së saj. “Mendoj se ata patën një publicitet të keq për një gjë fare të vogël, e dini si një kogi që pickon këmbën e dikujt… Dua të them se ishte ndoshta lojcake. Kam njohur disa prej kogit të Mbretëreshës dhe asnjëri prej tyre nuk kishte karakter të keq”.

Mbretëresha dhe zonja Devis mbajtën kontakte, duke i dërguar kartolina për Krishtlindje, madje u takuan përsëri në “Piknik Powys”, një ngjarje e organizuar në mes të Uellsit për të festuar Jubileun e Diamantit në 2002. “Mbretëresha më njohu dhe më foli, – kujton ajo. – Në të vërtetë, unë kisha Quizin dhe ishte kënaqësi t’ia tregoja mbretëreshës. Ajo tha “oh Quiz” dhe u përkul, çka shkaktoi trazirë”. “Në fakt [ish-korrespondentja mbretërore e BBC-së] Jenny Bond erdhi më pas tek unë dhe më tha: ‘Për çfarë foli me ty, aq gjatë, mbretëresha’?”.

Zonja Devis pa një anë të mbretëreshës, që nuk shihej shpesh nga pjesa tjetër e publikut. “Ajo gjithmonë dukej shumë e çlodhur – i pëlqente të rrinte me qentë dhe arrinte të fliste lehtësisht me ta. Për mua, do të mbetet një zonjë shumë mbretërore, por një zonjë që fliste me të gjithë dhe ishte shumë e ditur. Dua të them, ajo dinte gjithçka për origjinën e qenve, por dinte gjithashtu edhe origjinën e kuajve që kishte. E pata për nder, të merresha me qentë e mbretëreshës”./Konica.al

InForCulture

Recent Posts

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

10 hours ago

Pse nuk duhet të karikoni kurrë telefonin në aeroport!

  Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…

12 hours ago

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

  Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…

12 hours ago

Mbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve

Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…

12 hours ago

Nëse keni këtë grup gjaku, studimet thonë se ADN-ja juaj është e veçantë

  Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…

12 hours ago