Çërçilli ndërtoi shtëpinë që shpëtoi botën

Njëqind vjet pasi e bleu Çërçilli, “Chartwell” ia vlen të vizitohet.

Një udhëtim i shkurtër me tren nga Londra, në pjesën e jashtme të periferisë në Kent, ngrihet shtëpia që shpëtoi botën. Ose më saktë, është shtëpia që shpëtoi njeriun që shpëtoi botën. Prona në fjalë, natyrisht, është Chartwell, e cila 100-vjet më parë u ble nga njëfarë Uinston Çërçilli, asokohe deputet liberal. Atëbotë, karriera ishte në ngjitje: në vitin 1924, Çërçillin, që kishte kaluar në nivelin tjetër, Stanley Baldwin e bëri Kancelar, një post që ai e mbajti deri në vitin 1929.

Por më pas, krejt papritur, befas ai u flak jashtë. Ishte koha kur Chartwell – dhe 81 hektarët, në të cilat ndodhet – qe shpëtimi i tij. Pikërisht për këtë arsye, kjo pronë, jo veçanërisht e bukur, e përshkruar dikur si një “shtëpi elizabetiane e viktorianizuar”, sot meriton vëmendje.

Kjo është shtëpia që e forcoi, e magjepsi, e frymëzoi dhe e ringjalli Çërçillin gjatë atyre viteve të gjata të labirinteve të tij politike, që zgjati nga viti 1929 derisa u emërua Lordi i Parë i Admiraliatit në 1939, po edhe në vitet kur vuajti nga “qeni i zi” i depresionit.

Nën këtë çati, Çërçilli mbolli farat për rimëkëmbjen e tij politike – dhe rimëkëmbjen e botës nga hija e errët e nazizmit në vitet 1940. Ndërsa mysafirët e shtëpisë në Chartwell përfshinin Nënën Mbretëreshë, Albert Ajnshtajnin, Lorencin e Arabisë dhe Çarli Çaplinin, shumicën e kohës ishin figura familjare dhe politike dhe aleatë të ulur në tryezën e gjatë të ngrënies. “Ejani në Chartwell, – thoshte Çërçilli, – do të na gjeni të gjithë të taposur me shejtanët”. Mes tyre ishte edhe mbesa e Çërçillit, Klarisa, e cila më vonë do të zinte numrin 10, si gruaja e Anthony Eden. Gjatë një interviste, ajo u shpreh se të shkoje në Chartwell në vitet 1930, ishte si të shkoje në një vend mërgimi. Mirëpo, ishte mërgimi i Çërçillit, një vend ku ai fliste, mendonte, mësonte dhe bënte pyetje, duke formuar atë që diplomati Robin Fedden e quajti si “zyrë e vogël e jashtme… nyjë e rezistencës” në vitet e Paqësimit.

Shtëpia dhe mirëmbajtja e saj thuajse e rrënuan financiarisht, megjithëse sipas gjase më shumë shqetësohej e shoqja, Clemmie, për financat sesa ai. Pasi e blenë shtëpinë e vjetër për 5000 £, Çërçilliët shpenzuan mijëra të tjera për ta rinovuar (Çërçilli e vlerësoi koston totale deri në 20,000 £) dhe ruajtur nga rrënimi, si dhe peizazhi i kopshteve, duke krijuar një lloj versioni borgjez të Blenheimit, ku Çërçilli lindi në 1874, në zemër të Kentit. Siç vëren Roy Jenkins në biografinë e WSC: “Chartwell ishte një argëtim shumë tërheqës dhe i shtrenjtë”. Sidomos për një kryeministër që paguhej vetëm 400 £ në vit. Si rrjedhojë, Çërçilli, në 1938 ishte drejt shitjes, para se të shpëtohej nga pasaniku. Megjithatë, kjo shtëpi ofroi pasuritë e veta në formën e frymëzimit letrar: në studimin në Chartwell (nëse e vizitoni, thuhet se është i pandryshuar, mund ta shihni) Çërçilli shkroi pjesën më të mirë të 40 librave, duke e shtyrë historianin Peter Clarke, ta përshkruajë Chartwell-in si “Fabrika e fjalëve të Uinstonit”. E lere ç’fjalë ishin.

Siç tha Xhon F. Kenedi, Çërçilli “mobilizoi gjuhën angleze dhe e nisi në betejë”.

Dikush mund ta përfytyrojë buzë tavolinës në këmbë, të epuar ose të shtrirë në shtrat me një puro mëngjesi, ose të zhytur në kavaletin me pamje nga liqenthet e kopshtit, ku lulëzuan shumë prej fjalëve dhe kadencave të lehta oratorike që biruan makinerinë luftarake naziste, duke nxitur koalicion mbarëbotëror kundër tij. A ishte nën këtë çati, që ai soditi gjakun, mundin, lotët dhe djersën e pranimit të kryeministrisë në maj 1940? Me siguri që po. Pra, studimi në Chartwell është pa dyshim, guva-njeri më e rëndësishme në histori. Për një gjë duhet të jemi të sigurt, se, ndërsa jetonte këtu, Çërçilli kuptoi kërcënimin në rritje të Gjermanisë naziste dhe arriti të kuptojë domosdoshmërinë e rekrutimit të Shteteve të Bashkuara, për t’u bashkuar në luftën kundër fashizmit.

Në një darkë në Chartwell, në vitin 1933, ku ishte i ftuar një nga djemtë e Frenklin Ruzveltitt, Xhejmsi, Çërçilli sajoi një lojë, ku u kërkoi të ftuarve të tregonin dëshirën e tyre më të madhe. Kur i erdhi radha, Çërçilli deklaroi: “Dëshiroj të jem kryeministër dhe në komunikim të ngushtë dhe të përditshëm telefonik, me presidentin e Shteteve të Bashkuara. Nuk ka gjë, që nuk do të mund ta bënim nëse do të ishim bashkë”. (Ai ishte një murator i kualifikuar, që synonte të shtronte 200 tulla dhe të shkruante 2000 fjalë në ditë.)

Kështu, Chartwell shpëtoi njeriun që shpëtoi botën, duke i ofruar atij strehën dhe duke i ushqyer pasionet gjatë viteve më të vështira të jetës së tij. Ishte këtu kur ai kënaqej teksa vendoste tulla për vilën që ndërtoi në kopsht dhe derdhte fjalë për librat e tij. Për të gjitha këto, ia vlen të njihet dhe të vizitohet, në rast se nuk keni qenë. “Mos prisni të mahniteni nga madhështia arkitekturore”, – citon “National Trust” në faqen e internetit, duke vënë në dukje se është renditur në Kategorinë I për rëndësinë historike dhe jo për shkak të vetë ndërtesës.

Por, pamja e luginës së paprishur Kentish, e cila magjepsi Çërçillin, do të të pushtojë imagjinatën. Siç u shpreh edhe vetë burrështetasi: “Një ditë larg Chartwell-it është një ditë e harxhuar kot”. Nëse nuk e keni bërë tashmë, futeni në agjendë dhe kushtojini një ditë të jetës suaj. Mrekullohuni me madhështinë periferike, pa luks e hijerëndë, që të kujton jahtin mbretëror “Britannia”. Shijoni liqenthet e Uinstonit dhe shikoni vilën që ai e ndërtoi vetë me aq krenari, tullë më tullë. Shijoni pikturat e tij, që dekorojnë shtëpinë. Vërtet nuk janë Monet, por ato dhe gjithçka brenda saj, janë të denja për vëmendjen tonë./Konica.al

InForCulture

Recent Posts

Përfitimet shëndetësore të mandarinave

Mandarinat, klementinat dhe portokallet kanë të gjitha përfitime mbresëlënëse shëndetësore pasi janë të gjitha variacione…

27 seconds ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

34 minutes ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

1 hour ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

2 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

22 hours ago

Pse nuk duhet të karikoni kurrë telefonin në aeroport!

  Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…

23 hours ago