<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: ART

“Po mos të ishte Bekim Fehmiu, unë nuk do isha aktor”

“Adem Mikullovci nuk është bërë siç kishin dëshiruar i ati dhe e ëma i tij. Babai kishte dashur që ky të bëhej avokat, kurse e ëma- doktor. Por ky zgjodhi të bëhej aktor. Kur kishte shkuar në audicion në Beograd me synim që të bëhej pjesë e Akademisë për Teatër dhe Film, kishte takuar një person të veçantë. Ishte i pari dhe i vetmi shqiptar që studionte në atë Akademi, e ai ishte Bekim Fehmiu, shkruan AktivPress.
Ademi kishte dëgjuar për të, por nuk e kishte kërkuar. Ndryshe kishte vepruar Bekimi. Ai e kishte gjetur Ademin dhe e kishte pyetur se çfarë kishte përgatitur për audicion. Kur ky ia kishte treguar tekstet e monologjeve në gjuhën serbe, Bekimi ia kishte këputur shpresën për pranim. I kishte thënë haptas: Nuk do të pranohesh!

Kriteret kishin qenë të ashpra dhe konkurrenca e jashtëzakonshme- mbi 500 veta për 8 vende. Por, për të mos e lënë të kthehej në Kosovë si i dështuar, Bekimi i kishte dhënë një këshillë. I kishte thënë: Bëje nje tekst shqip- një poezi shqipe të mirë që përçon emocion, sepse juria do t’ia kërkonte emocionin.
Dhe Ademi e kishte dëgjuar!

“Hyra i pari në provim. Pasi i thash ato tekstet serbisht para 10-15 profesorëve në sallë që ishin juri, u thash: A ka mundësi me recitu edhe një vjershë në gjuhën shqipe. Një profesor tha: Hajt ta dëgjojmë! Unë rashë në gjunjë dhe po plot emocion ia nisa: ‘Nënë moj mbaj zi për vëllanë, me tre plumba na e vranë…’ Kur kam mbërri kah gjysma e vjershës, një profesor tha: Mjaft! ‘Çfarë na the nuk e dimë, por ka emocion! U pranove- dil përjashta!”, rrëfen Mikullovci momentin që i kishte dhënë orientim në rrugën prej aktori.

Poezia që kishte recituar ai ishte “Syrgjyn vdekur”, një elegji të cilën Fan Noli ia kishte kushtuar Luigj Gurakuqit.

Mikullovci rrëfen në emision n’Konak që është prodhim i Gazetës inFokus, se më vonë Bekim Fehmiu i kishte treguar se çfarë kishte thënë një profesor që kishte qenë në sallë kur e kishte dëgjuar këtë poezi.
“Pas dy- tri fjalive më është rrëqethur trupi nga toni dhe nga teksti se si e fliste ai djalë”, kishte thënë profesori.

Prandaj pranimin në Akademi, Adem Mikullovci edhe sot e kësaj dite ia dedikon Bekim Fehmiut, ikonës së filmit, që ka ndërruar jetë në vitin 2010.???”

InForCulture

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

54 minutes ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

1 hour ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

1 hour ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

2 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

2 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

2 hours ago