Anijet kroçerë renditen nga udhëtarët si një nga mjetet që ofron Wi-Fi të ngadaltë dhe të kushtueshëm. Por një kompani anijesh ka vendosur ta ndryshojë këtë duke sjellë në bord Starlink, shërbimin e Elon Musk.
Royal Caribbean, një nga kompanitë më të mëdha të kroçerave në botë njoftoi javën e shkaur se do të bashkëpunojë me SpaceX për të vendosur internetin e shpejtë në të gjitha pajisjet e saj detare. Kjo e bën atë korporatën e parë që bën një marrëveshje me kompaninë hapësinore të Musk.
Royal Caribbean planifikon të instalojë menjëherë infrastrukturën për Starlink dhe shpreson që projekti të mbyllet në pranverën e vitit 2023.
Starlink u testua në një nga anijet më të mëdha të Royal Caribbean,”Freedom of the Seas” e sipas deklaratës, mori “reagime tmerrësisht pozitive nga të ftuarit dhe ekuipazhi”. Në Qershor, Komisioni Federal i Komunikimeve i dha SpaceX dritën jeshile për instalimin e Starlink në mjetet lëvizëse./tvklan.al
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…
Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…
Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…
Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…