Peshkaqenët janë të frikshëm. Por sikur të mos mjaftojë shqetësimi për ata që ndodhen në ujë, mësohet se ka edhe peshkaqenë që mund të ecin në tokë.
Bëhet fjalë për një lloj unik peshkaqeni që mund tërhiqet zvarrë nëpër tokë si një luan deti. Megjithatë, për fat të mirë, ky peshkaqen i veçantë rritet vetëm në rreth 90 centimetra dhe nuk paraqet kërcënim për njerëzit.
Ky lloj njihet si peshkaqeni epoletë dhe pamjet së fundmi kanë dalë nga një plazh në Papa Guinea e re.
Biologu Forrest Galante i përshkroi pamjet e peshkut si të mahnitshme.
“Kjo është hera e parë në histori që një specie papuane është dokumentuar që të lëvizë në tokë”, tha ai.
Ky lloj peshkaqeni mund të udhëtojë më shumë se 30 metra nëpër tokë dhe të kalojnë deri në një orë duke lëvizur. Kjo është një përshtatje që i ndihmon ata të mbijetojnë në batica me nivele të ulëta oksigjeni./tvklan.al
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…