<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËTKURIOZITETE

Zbulohen mbetjet e dinozaurit më të vjetër në Afrikë

Shkencëtarët kanë zbuluar në Afrikë mbetjet e një dinozaur, i cili mendohet të jetë në i vjetri në Afrikë dhe ka jetuar afro 230 milionë vjet më parë. ‘Mbirosauri raathi’ mendohet të ketë qenë një metër i gjatë, vrapon me dy këmbë ka qafë të gjatë dhe dhëmbë si sharrë.

Sipas shkencëtarëve dinozauri ishte një specie sauropodomorfi, një i afërm sauropodit, i cili ecte me katër këmbë.

Ky skelet u zbulua gjatë dy ekspeditave të realizuara në vitin 2017 dhe 2019 në luginën e Zimbabve.

“Nëse flasim për evolucionin e dinozaurëve, fosilet nga epoka e Triasikut, e cila ka përfunduar më shumë se 200 milionë vjet më parë, janë të rralla dhe janë zbuluar në Amerikën e Jugut, Indi dhe tashmë në Zimbabve”, tha Darlington Munyikwa, zëvendës drejtor i Muzeve Kombëtare të Monumenteve të Zimbabvesë.

Ky zbulim pritet të hedhë më shumë dritë mbi evoluimin dhe migrimin e hershëm të dinozaurëve në kohën kur bota ishte e gjitha një kontinent dhe Zimbabve ishte në të njëjtën gjerësi gjeografike me vendet e tjera.

Sipas BBC, Zimbabve ka qenë në dijeni për fosilet në atë zonë prej dekadash dhe duhen zhvilluar ende shumë ekspedita, por kjo varet nga fondet që do u vihen eksploruesve në dispozicion.

Nga zbulimet e bëra rezulton se dinozaurët nuk filluan të sundonin të gjithë botën që në fillim.

“Ata dhe kafshët e tjera që jetuan në atë periudhë, duket se kanë jetuar në një mjedis të veçantë në jugun e largët, vend i cili sot përkon me Amerikën e Jugut, Afrikën jugore dhe Indinë”, tha Christopher Griffin, një nga shkencëtarët e përfshirë në ekspeditë, duke shtuar se mbetjet e gjetura i përkasin padyshim dinozaurit më të madh të gjetur në Afrikë./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Kur është koha më e mirë për të ujitur kopshtin në mot të nxehtë?

Nxehtësia e verës mund ta thajë tokën dhe t’i dobësojë bimët brenda pak ditësh. Megjithatë,…

15 hours ago

Historia e dasmës së Ahmet Zogut

Nga: Erald Kapri “Herët në mëngjes, u gjenda në kuvertë, pasi s’kisha vënë gjumë në…

15 hours ago

Pirati që mund të ketë frymëzuar Jack Sparrow te “Pirates of the Caribbean” u bë mysliman dhe mori emrin Yusuf Reis

Figura e Jack Sparrow, personazhit karizmatik nga seria e filmave Pirates of the Caribbean, ka…

16 hours ago

Çaji që ndihmon në trajtimin e kancerit

  Për një kohë të gjatë është njohur për përfitimet shëndetësore që ofron, madje edhe…

16 hours ago

Cilat janë kurat natyrale kundër humbjes së oreksit

    Oreksi ikën për arsye nga më të ndryshmet siç mund të jenë sëmundjet…

16 hours ago

Këto janë simptomat e kancerit të mushkërive

  A e dini se kanceri i mushkërive është një nga llojet më të zakonshme…

17 hours ago