<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Pak dihet rreth tij, njihuni me ishullin misterioz ku nuk mund të shkosh nëse nuk ke një nga këto profesione

Surtsey, një ishull vullkanik në Oqeanin Atlantik, rreth tridhjetë kilometra nga Islanda, u krijua nga një shpërthim i madh në vitin 1963, i cili filloi në një thellësi prej 130 metrash.Shpërthimi zgjati tri vjet dhe deri në vitin 1967 u krijua një ishull me një sipërfaqe 2.7 kilometra katrorë dhe mori emrin sipas gjigantit të zjarrit Surt nga mitologjia norvegjeze.#

Erozioni i tokës dhe erërat e forta e reduktuan përfundimisht sipërfaqen e saj në rreth 1.3 kilometra katrorë, por jo interesin e shkencëtarëve për këtë zonë misterioze. UNESCO e mbrojti ishullin dhe e vendosi në listën e tij të Trashëgimisë Botërore në Evropë dhe vetëm botanistët, biologët dhe vullkanologët e përzgjedhur iu dhanë qasje për të hyrë. Sipas Top Albania Radio detyra e tyre kryesore është të studiojnë se si formohet një ekosistem pa ndikimin e njeriut.Myshqet dhe likenet ishin llojet e para të bimëve që filluan të rriteshin në ishull, por sot ka rreth shtatëdhjetë lloje bimësh, insekte, zogj dhe foka. Ekziston vetëm një shtëpi në ishull ku flenë ekspertët që studiojnë ndryshimet në Surtsey.

Para se të zbarkojë në ishull, çdo shkencëtar kontrollohet tërësisht për të shmangur transferimin aksidental të farave, mbirja e të cilave mund të prishë ekosistemin natyror. Pavarësisht masave paraprake, në ishull u rrit një bimë domate, e cila i habiti shkencëtarët.#

Ose kështu ndodhi të paktën derisa një ekspert atje pranoi se kishte bërë jashtëqitje në një vend të ndaluar në tokën pjellore vullkanike pasi kishte konsumuar frutin. Bima u hoq menjëherë dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të të gjithë ekspertëve të lejuar të vinin në ishull u forcua.

postbck postbck

Recent Posts

Video shumë e rrallë: Lahutari shqiptar viti 1934

🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…

5 hours ago

Ariu dhe gjumi dimëror: Mit apo e vërtetë shkencore?

Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…

5 hours ago

9 mënyra për të ulur tensionin e gjakut brenda një muaji

  Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…

7 hours ago

Si të shpëtoni nga xhamat e mjegulluar në veturë: Shtypni vetëm një buton, mos e bëni këtë gabim

    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…

7 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

3 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

3 days ago