<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Cili është qumështi i duhur për personat që vuajnë nga diabeti?

Qumështi është një nga produktet që përfshihet gjerësisht në regjimin tonë ushqimor.

Duke pasur vlera ushqimore te rëndësishme, shumica e recetave, duke nisur nga pijet e deri tek ëmbëlsirat e kanë pjesë të përbërësve të tyre, por jo të gjithë mund ta shijojnë pasi në vend që të ndihmojë organizmin, i shkakton probleme. Disa prej tyre janë ata që vuajnë nga sëmundja e diabetit.

Diabeti është një sëmundje kronike, e cila ndikon ne nivelin e sheqerit në gjak. Qumështi duke qenë se ka përqindje të lartë të laktozës, një formë sheqeri, sapo përthithet nga organizmi shkakton një prishje të ekuilibrave të glukozës. Ndaj dhe konsumimi i këtij produkti të bulmetit mund të kthehet në rrezik shëndetësor nëse nuk tregohet kujdes.

Këshillohet që të zëvendësoni qumështin e zakonshëm me atë të bajames. Ky produkt zakonisht u sugjerohet personave që vuajnë nga intoleranca e laktozës, si dhe është alternativa më e mire për personat që vuajnë nga diabeti.

Por si perfiton trupi juaj nga ky produkt?

Siç mund ta dini indeksi i glicemisë është një nga faktorët kryesor që e përcaktojnë një ushqim të mirë për personat që vuajnë nga diabeti. Qumështi i bajames Alpro pa sheqer qëndron në vlerën 25, duke e klasifikuar atë në listën e ushqimeve më një indeks të ulët glicemik. N

daj dhe është i sigurt për t’u përdorur nëse vuani nga diabeti. Nga ana tjetër duke qenë një produkt pa sheqer të shtuar dhe pa ëmbëlsues, është krejtësisht i shëndetshëm për të zëvendësuar qumështin e zakonshëm.

Një tjetër vlerë unike e këtij qumështi lidhet me faktin se ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq në organizëm. Kjo është një e dhënë me vlerë për diabetikët, pasi ata janë të predispozuar që të preken edhe nga sëmundjet e zemrës. Pra ju mbroni trupin tuaj nga shfaqja e problemeve si tensioni i lartë, qarkullimi i dobët apo edhe mpiksja e gjakut.

Qumështi I bajames Alpro eshte I pasur me Kalcium, i cili eshte shume e rëndësishëm për shëndetin e kockave. Për të mos përmendur këtu mineralet, vitaminat D dhe B12 te cilat përthithen nga trupi duke ndihmuar ne uljen e lodhjes dhe parandalimin e simptomave që lidhen me dëmtimin e nervave. /AgroWeb/

postbck postbck

Recent Posts

Video shumë e rrallë: Lahutari shqiptar viti 1934

🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…

6 hours ago

Ariu dhe gjumi dimëror: Mit apo e vërtetë shkencore?

Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…

7 hours ago

9 mënyra për të ulur tensionin e gjakut brenda një muaji

  Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…

8 hours ago

Si të shpëtoni nga xhamat e mjegulluar në veturë: Shtypni vetëm një buton, mos e bëni këtë gabim

    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…

9 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

3 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

3 days ago