<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

HERKULI, HERAKLI, HERKULESI: “Aftësitë e mëdha të fiseve të ilirëve na dalin edhe te perandorët ilirë: Maksimius Dais, Diokleciani, Herkuli, Galeri…”

Prof. Dr. Rexheo Doçi

Në mesin e disa mbretërve ilirë edhe të mësipërm, Karl Treimeri e zë ngojë edhe mbretin ilir me trajtën gjuhësore Herkuli, siç vlerëson: “Aftësitë e mëdha të fiseve të ilirëve na dalin edhe te perandorët ilirë: Maksimius Dais, Diokleciani, Herkuli, Galeri…”. Fytyrën emblematike të Herkulit (Herkulesit) pellasd-ilir-thrakas (të atit të Hyllit që e formoi mbretërinë e Heraklitëve) e gjejmë të përshkruar më së miri te bashkautorët Patrick Colquhoum (anglez) dhe Pashko Vasa (shqiptar, në v. 1894), për të cilin thonë: ”Herkuli duhet marrë si person mitik, thjesht një ideal i shkathtësisë dhe forcës – një Samson, hero semitik…Ai i përket një race që e rrethoi Trojën. Kjo mund të ketë qenë raca pellazge, sepse askund nuk thuhet se Herkuli të ketë qenë i races greke, por duhet të ketë qenë prej një fisi pellazg. Ai ishte biri i Jupitarit me Alkmenën. Duke qenë se të atin e kishte Perëndi, madje Perëndi pellazge, vetë Herkuli ishte pellazg.”

Tek A. Spahiu i gjejmë dy emra të mbretërve ilirë të kësaj fare, me dy trajta gjuhësore me interes, Heraklid dhe Herkul, mbase si emra të përtërirë në gjenealogjinë e tyre, për të cilët është thënë: “Heraklidi më i njohur është Hylli, Hylli është bir i Herkulit”. Me një akribi të rrallë dhe të gjithanshëm të njohurive gjuhësore diakronike dhe sinkronike krahasuese, sidomos sa u përket njohurive për historinë e gjuhës shqipe, gjasët janë që edhe këto trajta për të njëjtin antroponim mbase pellasd-ilir-shqip do të rrezatohen në të ardhmen me anë të gjuhës shqipe. Aq më parë kur dihet që antroponimi Herkul – Herkules, siç përdoret në mënyrë figurative apo krahasuese në traditën popullore shqiptare për njerëz të fortë dhe të fuqishëm, mund të zbërthehet si kompozitë antroponimike, e përbërë nga dy antroponime Her+Kul, që për matronimin apo hyjneshën Hera, që nga paraantika e deri në ditët tona kam bërë fjalë më parë.

Këtë mbret apo hero mitologjik dhe legjendar, si “zot i gjithdijshëm”, si Herakli dhe Herkul e ka pasqyruar në 11 faqe libri autori Vojtech Zamarovskij, nga i cili po i shkoqisim këto të dhëna: “Herakliu (greq. Herakles, lat. Herkules) – i biri i Zeusit, zotit suprem dhe Alkmenës, trimi më i madh i miteve greke”. Mandej, bëhet me dije nga V. Zamarovskij edhe se: “Me emrin Herakli e quajtën më vonë për arsye se përmes Herës e fitoi famën…”, dhe vijon që, Herkuli bëri vepra dhe punë të ndryshme duke shetitur në vendet Peloponez (More), Tebë, Hidër, Mikenë, “Herakliu udhëtoi me anije në Traki…, ndalet në Mezi, në perandorinë nëntoksore të Hadit, aty e pranoi hyjnesha Athena, Herakliut i është dashur që sërish të shkojë në Libi…, e çliroi Trojën nga përbindshi i detit, u bë babë i pesdhjetë fëmijëve të lemnanve, Zeusi e dërgoi Athenën te Herakliu. I tërë Olimpi e përshëndeti Herakliun”, etj.

Thuhet madje edhe që “Herakliu vërtet u bë i pavdekshëm, ka përplot tempuj, vepra antike, skulptura e piktura që nga viti 460 para e. s. e deri nga mesi i shek. IV të e. s., që gjenden të ruajtura nëpër arkiva të qendrave evropiane, si në Romë, Napoli, Leningrad, Pariz, Vjenë, Nju Jork etj.” Herakliu përmendet edhe si i biri i Aleksandrit të Madh, sepse për të është shkruar sa vijon: “Herakliu shfaqet edhe si i biri i Aleksandrit të Madh, i cili kishte caktuar gjysmë aziatikun Herakle si sundimtar trashëgimtar i perandorisë së madhe nga Maqedonia, Greqia deri në Persi, Egjipt dhe në pjesën e Indisë veriore, me rastin e vdekjes së tij (Aleksandrit-R. D.) në Babilon në v. 323 p. e. s.”.

Nga sa u tha më sipër, bie në sy veçmas dëshmia se sikur Hera e ka pagëzuar Herakliun, se ia ka dhënë famën, prandaj si te matronimi Hera ashtu edhe tek antroponimi Herakli qendron fjala protoshqipe dhe e sotme *herë > erë, si kult ndaj anës së horizontit erë (jug), për të cilën me trajta të nduarnduarta në funksione onomastike kam shkruar në dy vepra. Dhe, përkitazi me këtë mbret ilir, apo pellasdo-iliro-shqiptar, po them se edhe sot e kësaj dite gjallërojnë krahasime me fuqinë, madheshtinë dhe zotësinë e tij, që pak a shumë fshehet një vijimësi mistike, misterioze, që përdoren thëniet:Je bâ si Herkules!Po e qet gjyksin si t’ishe Herkules! etj. Nuk është pa vend mbase edhe që tek emrat e fshatrave të Kosovës Hereç i Gjakovës dhe Herticë i Besianës të kërkojmë bazën antroponimike her-.

InForCulture

Recent Posts

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

2 days ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

2 days ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

2 days ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

2 days ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

2 days ago

Ligji i ri, kur hiqet patenta përjetë për shoferët problematikë

    Kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat ashpërsojnë masat ndaj…

2 days ago