Categories: KURIOZITETE

A kanë lidhje operacionet kirurgjikale çezariane me Jul Çezarin?

Operacionet kirurgjikale çezariane, kanë qenë një pjesë e kulturës njerëzore që prej kohërave antike. Ky operacion, që karakterizohet nga lindja e një foshnje përmes barkut të nënës, përmendet në folklorin e lashtë hindu, egjiptian, grek, romak, por dhe në folklorin tjetër evropian.

Por nga e ka origjinën ky term? Një teori e njohur është se termi “çezarian”, rrjedh nga lindja përmes këtij operacioni kirurgjikal i udhëheqësit të famshëm romak Jul Çezarit. Edhe pse origjina e saktë e kësaj teorie mbetet e panjohur, studiuesit thonë se ky term ndoshta nuk është emëruar sipas vetë sundimtarit të famshëm.

Origjina antike

Një enciklopedi historike bizantino-greke e shekullit të X-të e quajtur Suda, është një nga të dhënat më të hershme që thotë se prerja çezariane u emërtua në fakt sipas vetë Jul Çezarit. Aty thuhet:“Kur nëna e tij vdiq në muajin e nëntë, ata e hapën, nxorën jashtë foshnjen dhe e quajtën kështu; pasi në gjuhën romake vetë lloji i prerjes quhet “Çezar”.

Sidoqoftë, gjasat që kjo teori të jetë e vërtetë janë të pakta. Gjatë kohës së lindjes së Çezarit në vitin 100 Para Krishtit, prerjet çezariane kryheshin vetëm kur nëna kishte vdekur ose vdiste si një përpjekje për të shpëtuar jetën e fëmijës. Pavarësisht kësaj, nëna e Çezarit, Aurelia, vlerësohet se ka jetuar gjatë pushtimit të Britanisë me djalin e saj, duke e bërë
kësisoj shumë të vështirë që ai të kishte lindur përmes kësaj procedure.
Jo vetëm kaq, por praktika e nxjerrjes së foshnjes nga nëna e saj, ishte pjesë e një ligji të vendosur para lindjes së Çezarit. Kështu, edhe nëse Çezari kishte lindur përmes prerjes çezariane,ai padyshim nuk ishte i pari.

Më shumë se sa një Çezar

Nëse historia e origjinës së këtij termi është e gabuar, pse ky lloj operacioni lidhet ende sot me Jul Çezarin? Përgjigjja qëndron në origjinën e emrit “Çezar”, që vjen nga fjala latine për të prerë, ose caedere.
Autori romak Plini Plaku, hulumtoi origjinën e prerjeve çezariane në librin e tij “Historia Naturalis”. Ai sugjeron aty se Jul Çezari e mori emrin sipas një paraardhësi që lindi përmes operacionit çezarian. Por me kalimin e kohës, ky përfundim mund të jetë keqinterpretuar. Plini u referohej qartësisht paraardhësve të Jul Cezarit, megjithëse sot shumë besojnë se procedura i referohet vetë perandorit të njohur.

Operacionet çezariane sot

Për shekuj me radhë, lindja përmes prerjes çezariane, mbeti një procedurë e rrezikshme. Gjatë gjysmës së parë të shekullit XX-të, kjo lloj lindje përfundonte thuajse gjithmonë me vdekjen e nënës nga infeksionet apo hemoragjia.
Sot, mjekësia moderne dhe teknikat e përparuara kirurgjikale, i kanë reduktuar shumë ngjarje të tilla tragjike. Prerjet çezarian janë në rritje, dhe kryhen shpesh si një alternativë ndaj lindjes natyrale. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, numri i lindjeve me operacion çezarian ishte 31.9 për qind, ose 1.208.176 e lindjeve në vitin 2018. Pra, edhe nëse emri i procedurës nuk ka lidhje me vetë udhëheqësin romak, ajo do të vazhdojë që të jetë pjesë e praktikës moderne mjekësore – ashtu siç ishte edhe para se të lindte Jul Çezari.

InForCulture

Recent Posts

Dashuritë tragjike të Sami Frashërit: Aktorja e famshme armene dhe Emija

Nga: Shasivar Kabashi Shemsedin Samiu apo Sami Frasheri, siç rendomë njihet ndër shqiptarë, ishte figura…

7 hours ago

Pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut

Dashnor Kaloçi Historia e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka ngjallur vazhdimisht një interes…

7 hours ago

Atdhetari Ramiz Cernica, me guximin e tij, demaskoi planet djallëzore aneksioniste të kulçedrës serbe

Nga: Sami ARIFI Ramiz Ahmet Cernica u lind më 1903 në fshatin Cernicë-komuna e Gjilanit, ai…

7 hours ago

Tmerroi Perandorinë e fuqishme të Romës, kush ishte Atila, udhëheqësi i Hunëve?

Historia është e mbushur me kultura të humbura dhe liderë të mëdhenj të lënë në…

8 hours ago

Djathi më i shëndetshëm, që zgjat jetën deri në 100 vjet: E dini kush është?

  Djathi është ndoshta një nga ushqimet më të debatuara kur bëhet fjalë për ushqimin…

8 hours ago

Kur gruaja ARVANITE këndon me gjuhën e shpirtit (Dëgjojeni deri në fund)

  Kur këndon me gjuhën e shpirtit . (Dëgjojeni deri në fund, në min e…

9 hours ago