Treni i parë i pasagjerëve i cili funksionon plotësisht me hidrogjen është vënë në funksion në Gjermani.
Emetimet e tij të vetme janë avulli dhe uji i kondensuar tha kompania e cila e ka ndërtuar atë Alstom, dhe treni operon në nivele shumë të ulëta zhurmash.
Pesë trena u vunë në funksion këtë javë. Ndërsa edhe 9 të tjerë do të shtohen në muajt në vazhdim për të zëvendësuar 15 trena me naftë.
Alstom tha se trenat Coradia iLint mund të përshkojnë një distancë prej 1 mijë kilometrash, që do të thotë se funksionon gjithë ditën me një rezervuar hidrogjeni.
Stacione për mbushjen me hidrogjen janë ndërtuar në Cuxhaven, Bremerhaven, Bremervorde dhe Buxetenhude.
Alstom nisi testimin e trenave të rinj në 2018-ën dhe ka marrëveshje për ndërtimin e trenave të tjerë Coradia iLint me rajone të tjera të Gjermanisë. 27 prej tyre do të instalohen në hapësirën metropolitane të Frankfurtit ndërsa kompania është kontraktuar për disa rajone në Itali dhe Francë.
Kompania thotë edhe pse ka përpjekje për elektrifikimin në shumë vende, pjesa më e madhe e Evropë do të ketë trena ende të paelektrifikuar edhe për disa dekada.
Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…
Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…
Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…
Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…
Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…
Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…