<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Këto janë 8 gjuhët e lashta që fliten ende sot

Sot në botë fliten më shumë se 7.000 gjuhë. Shteti i Papua Guinea e Re mban rekordin për shumicën e gjuhëve që fliten në një vend, me rreth 840 të tilla. Edhe në Shtetet e Bashkuara, një vend i njohur për shumë–gjuhësinë, fliten mbi 350 gjuhë.

Por ashtu si kafshët, edhe gjuhët mund të zhduken. Me shumë gjasa ju nuk do të takoni dikë që flet koptishten (një gjuhë e Egjiptit të Lashtë) në kafenenë e lagjes tuaj. Dhe megjithëse latinishtja përdoret ende,dhe madje flitet herë pas here, ajo nuk është më gjuha amtare e asnjë komuniteti. Megjithatë, disa gjuhë kanë arritur të mbijetojnë prej një kohe shumë të gjatë. Ja cilat janë disa nga gjuhët më të vjetra të njohura në botë, dhe ku mund t’i dëgjoni të fliten ato.

Hebraishtja

Hebraishtja është një shembull i një gjuhe që thuajse u zhduk, dhe pastaj u ringjall. Është një gjuhë të paktën 3.000 vjet e vjetër. Por për rreth 2 shekuj, njerëzit e vetëm që flisnin hebraisht, ishin studiuesit dhe udhëheqësit fetarë.

Kjo gjuhë u shua si një gjuhë e folur gjatë shekujve të parë të Epokës së Përbashkët, por u ringjall në shekullin XIX me ngritjen e Sionizmit. Sot, hebraishtja është gjuha zyrtare e Izraelit, dhe gjuha amtare e më shumë 5 milionë njerëzve atje, me 9 milionë folës në të gjithë botën.

Tamilishtja

Ndryshe nga hebraishtja, tamilishtja ka një rekord të pandërprerë prej të paktën 2.500 vjetësh si në letërsi, ashtu edhe në jetën e përditshme. Sot kjo gjuhë e lashtë flitet nga më shumë se 80 milion njerëz. Ajo përdoret kryesisht në Indi, Sri Lanka, Malajzi dhe Singapor. Megjithëse  popullata tamilisht-folëse ka edhe në Guajana, Ishujt Fixhi, Surinam, dhe Trinidad Tobago. Dekadat e fundit,emigrantët e kanë çuar këtë gjuhë në Australi, Evropë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Sanskritishtja

Sanskritishtja është quajtur “gjuha e perëndive”, jo vetëm sepse është gjuha e Vedas (shkrimet e shenjta të Hinduizmit), por për shkak të bukurisë dhe ndërlikimit të saj. Ajo lindi rreth vitit 2000 Para Erës Sonë, dhe për një kohë flitej gjerësisht në Azinë Qendrore, Jugore dhe Juglindore.

Mjerisht, kjo gjuhë ka vetëm rreth 2 milionë folës në Indi. Për shkak se sanskritishtja është rrënja e shumë gjuhëve indiane, të tilla si hinduishtja dhe bengalishtja, njohja e sanskritishtes mund të ndihmojë që të kuptohen edhe këto gjuhë.

Greqishtja

Gjuha greke daton rreth vitit 1300 Para Erës Sonë. Greqishtja e lashtë ka mbijetuar jo vetëm në gjuhën e folur në të gjithë Greqinë, ishujt grekë, Turqinë dhe Qipron e sotme, por edhe në gjuhët e tjera perëndimore. Sipas profesores së gjuhëve klasikëve Tamara M.Grin, 60 përqind e fjalëve angleze kanë rrënjë greke apo latine. Nëse i referoheni fjalorit të specializuar të shkencës, kjo shifër rritet në 90 për qind. Ndërsa latinishtja nuk është më gjuha amtare e askujt, ajo jeton në gjuhët moderne romane. Ndërkohë greqishtja flitet sot nga 12 milion njerëz.

Kinezishtja

Me më shumë se 1 miliard folës, kinezishtja është gjuha më e folur në botë, dhe një nga më të vjetrat në botë. Gërmat kineze janë gjetur në eshtrat e demave dhe zguallet e breshkave që datojnë që nga Dinastia Shang, dhe kjo do të thotë se kjo gjuhë është të paktën 3.000 vjeçare dhe ndoshta edhe më e vjetër.

Ekzistojnë shumë variacione të ndryshme të gjuhës kineze, megjithëse më i zakonshëm është varianti Mandarin. Këto ndryshime quhen rëndom “dialekte”, por ato tingëllojnë krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe shpesh kategorizohen nga studiuesit si gjuhë të veçanta.

Arabishtja

Arabishtja e ka origjinën në Gadishullin Arabik në fillim të Epokës së Zakonshme, pastaj u përhap në Afrikë dhe në të gjithë Lindjen e Mesme. Midis shekujve VIII-XII ishte gjuha kryesore e filozofisë dhe shkencës. Arabishtja, gjuha e Islamit dhe Kuranit, sot flitet nga 420 milionë njerëz, dhe është gjuha zyrtare e 24 vendeve.

Euskara (e njohur edhe si gjuha baske)

Origjina e Euskaras, gjuha më e vjetër evropiane, mbetet edhe sot një mister. Ajo nuk ka lidhje me asnjë familje gjuhësh të njohura, dhe është gjuha e vetme e mbetur e gjuhëve të folura në Evropën Jugperëndimore, para se romakët ta kolonizonin zonën, duke filluar nga shekulli II. Edhe pse ka pak statistika në dispozicion, të paktën 750.000 njerëz e flasin ende këtë gjuhë të lashtë në disa pjesë të Spanjës dhe Francës.

Nahuatl

Kjo gjuhë është një nga gjuhët autoktone më të zakonshme në Amerikën e Veriut. Është folur në Meksikën Qendrore që nga shekulli VII, dhe ishte dikur gjuha e Perandorisë Azteke. Sot, 1.5 deri në 2 milion njerëz flasin një formë të gjuhës Nahuatl. Por pavarësisht kësaj, kjo gjuhë është e rrezikuar të zhduket, pasi nuk po u mësohet më brezave të rinj. Shumë fjalë të zakonshme angleze – tomato, chocolate, avocado, chipotle and coyote- vijnë pikërisht nga kjo gjuhë.

postbck postbck

Recent Posts

Cilat kafshë mund të theren kurban e cilat jo

  Kafshët te cilat mund te theren për kurban janë: lopët, devetë, dhente dhe dhite…

1 day ago

ShBA-ja ndryshon rregullat për marrjen e “Green Card”

  Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikat…

2 days ago

“Duan gjithmonë fjalën e fundit”/ Studimi që ndez debatin mes çifteve: Ky është “defekti” që burrat nuk e durojnë dot tek gratë

  Një sondazh i realizuar nga Opinion Way ka nxjerrë në pah një nga “defektet”…

2 days ago

Si të mbroheni nga Hantavirusi – virusi që përhapet nga minjtë

  Hantavirusi është një virus i rrezikshëm që transmetohet kryesisht nga brejtësit, sidomos minjtë. Njerëzit…

2 days ago

ShBA publikon dosje të reja që lidhen me UFO

  Pentagon i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar 64 dosje të reja që…

3 days ago

Pse zgjoheni vazhdimisht në orën 3:00 të mëngjesit

  Zgjimi gjatë natës, veçanërisht rreth orës 3:00 të mëngjesit, është një përvojë e zakonshme…

6 days ago