<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Legjenda e “Malit të Vashës” në Elbasan, simboli i dashurisë së zjarrtë

Në qytetin e Elbasanit në verilindje të tij, ndodhet një majë mali që quhet “Mali i Vashës”.

Në fakt sot është e vështirë të ndahet kufiri i legjendës më të vërtetën por si gjithmonë rastet kthehen në legjenda kur kalojnë shekuj e shekuj me radhë.

“Mali i Vashës” mbetet simbol i një dashurie të zjarrtë. Por pse ka marrë këtë emër vallë? Kush është legjenda e këtij mali? Çfarë fshehin fshatarët e Polisit rreth kësaj historie?

Legjenda e “Malit të Vashës” tregohet kështu nga një plak i moçëm në fshatin Polis të Elbasanit:

“Të dy ishin të rinj të dashuruar me vështrim të parë, por pengoheshin ta kurorëzonin këtë dashuri, se njëri ishte i vobektë dhe tjetra ishte e bija e një të pasuri. Të dy vuanin në heshtje pasojat e dashurisë dhe nuk shihnin asnjë rrugë bashkimi veç vetëvrasjes. Por ja, pleqësia e fshatit mori një vendim për t’u ardhur në ndihmë të rinjve, por që rëndonin mbi djalin, që sapo kishte hyrë në moshën e burrërisë. Në atë kohë një burri që i nënshtrohej tekave të gruas, edhe kafenë ia jepnin në gjunjë. Kurse në këtë rast ishte vendosur që sipas kërkesës së babait të vajzës, djaloshi duhej ta mbante në krahë të dashurën që nga këmbët e malit e deri në majë pa ndalesë, e cila edhe pa peshë, mezi ngjitet. Kushti u pranua menjëherë nga i riu, që ishte i gatshëm për çdo sakrificë. Ndërsa pleqësia e fshatit Polis u mblodh për të ndjekur nga afër zbatimin e kushtit, pas së cilit do të caktohej edhe dita e dasmës së të rinjve.

Në metrat e parë të asaj ngjitjeje djali fluturonte, por nuk vazhdoi gjatë. Pleqtë shihnin me shqetësim se si hap pas hapi djalin po e linin forcat dhe e nxisnin që nga poshtë duke i thënë “edhe pak, edhe pak, pothuajse arrite”.

Dhe djali arriti, por në momentin e fundit nga lodhja e madhe, zemra i pushoi së rrahuri. Për t’i qëndruar besnike kësaj dashurie me sakrificë supreme, vajza nuk pranoi tjetër fat, veç vdekjes së lumtur dhe një dashurie të përjetshme. Kështu vasha u hodh nga maja e thepisur e malit, rreth 700 metra të lartë në greminë”.

Të vjetërit e krahinës e tregojnë më bindje sikur kjo të ketë ndodhur në brezin e baballarëve të tyre, por kështu ajo ka rrjedhur brez pas brezi. Kështu përfundoi kjo dashuri e pakurorëzuar, por e mbetur deri në përjetësi si një ndjenjë e pavdekshme. Edhe brezat që vijnë nuk do ta harrojnë kurrë Malin e Vashës dhe historinë që personifikon.

Rruga Press

InForCulture

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

5 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

6 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

6 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

7 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

7 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

7 hours ago