Etruskët janë një entitet i historisë që ka mbetur në errësirën e enigmës që qarkon origjinën e tyre si popull, si gjuhë dhe si qytetërim. Etruskët ishin fqinjë të romakëve në gadishullin italik, u dhanë atyre shumëçka nga qytetërimi i vet, por është dokumentuar se gjuha e tyre, ende e padeshifruar plotësisht, nuk i përkiste grupit të gjuhëve indo-europiane. Kjo mospërputhje prish rendin e rindërtimit historik ku gjuha pajtohet me qytetërimin. Mirëpo në rastin e etruskëve enigma do të vijojë të mbetet lëndë e parë. Një studim i fundit me autorë nga disa vende si Gjermania, Italia, SHBA, Danimarka dhe Britania e Madhe tregon se etruskët kanë afëri të mëdha genetike me latinët e gadishullit italik. Ky përfundim erdhi pas shqyrtimit të 82 kadavrave antike nga Italia Qendrore dhe e Jugut, datuar mes viteve 800-1000 p.e.s. të mbledhura në 12 site arkeologjike.
Në pikëpamje genetike studimi pretendon se hipotezat e hedhura për një origjinë anatoliane apo egjenane të etruskëve nuk qëndron. Të dhënat genetike i lidhin etruskët me vendin e tyre në të njëjtën përhapje dhe origjinë me romakët që rrjedhin nga popullsitë e stepës që mësynë Europën në epokën e bronzit.
”Persistenca gjuhësore, kombinuar me një qarkullim genetik, sfidon supozimet e thjeshta se genet përputhen me gjuhët dhe sugjeron një skenar më kompleks që mund të ketë përfshirë asimilimijn e folësve të hershëm italikë nga komuniteti etrusk, ndoshta gjatë një periudhe të gjatë përzierjeje gjatë mijëvjeçarit të dytë p.e.s.”
është shprehur David Caramelli i universitetit të Firences.
Studimi konfirmon qëndrueshmëri genetike tek etruskët për të paktën 800 vjet , që nga epoka e hekurit deri në periudhën e Republikës pas së cilës Roma si e tërë pësoi ndryshime të mëdha në strukturën demografike.
Rruga Press
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…