<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Aronia duket se ul rritjen e qelizave kancerogjene me 60 për qind brenda 24 orëve

Shkaqet e kancerit kanë mbetur të pakapshme, duke e bërë të vështirë zhvillimin e një kure.

Megjithëse përhapja e trajtimeve si kimioterapia dhe radioterapia ka përmirësuar ndjeshëm normat e mbijetesës, parandalimi mbetet alternativa më e mirë.

Aronia, falë aktivitetit të lartë antioksidues, mund të zvogëlojë rritjen e kancerit në një hark kohor të shkurtër prej 24 orësh.

Fruti – i njohur gjithashtu si kokrra e aronisë – është i njohur për shijen e tij të hidhur.

Por në dekadat e fundit, ajo ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve mjekësorë për agjentët e saj të fuqishëm antikancerogjen dhe fitokimikatet.

Një raport në revistën Nutrition and Cancer thotë: “Fitokimikatet që janë veçanërisht të bollshme te aronia përfshijnë antocianin dhe acidet fenolike”.

Anthocyanina, pigmenti që njihet se i jep aronisë ngjyrën e saj dalluese të kuqe të thellë dhe vjollcë, mund të sigurojë mbrojtje kundër sëmundjeve të tilla si kanceri.

Në fakt, aronia është një nga burimet më të pasura të antioksidantëve bimor, së bashku me boronicat dhe brokolin.

Antioksidantët janë të rëndësishëm sepse pastrojnë radikalet e lira nga qelizat e trupit dhe parandalojnë dëmtimin e shkaktuar nga oksidimi, i cili është një pararendës për shumë lloje sëmundjesh.

Në një studim me epruvetë, botuar në revistën Nutrition and Cancer, studiuesit zbuluan se anthocyanina (antioksidantët) në fruta ishin veçanërisht efektive në reduktimin e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë.

Studimi zbuloi se 50 miligram ekstrakt aronia reduktonte rritjen e qelizave të kancerit të zorrës së trashë me 60 për qind pas 24 orësh.

Efektet e shtypjes së kancerit u varën nga aktiviteti i fuqishëm antioksidant, i cili është dëshmuar i dobishëm në parandalimin e disa llojeve të kancerit.

Në fakt, ekstraktet nga manaferrat u treguan gjithashtu se reduktojnë stresin oksidativ të lidhur me kancerin e gjirit në një studim të vitit 2009.

Hulumtimi, i botuar në revistën Planta Medica, tregoi se një ekstrakt i aronisë mund të zvogëlojë numrin e radikalëve të lirë të superoksidit në mostrat e gjakut të marra nga pacientët me kancer gjiri.

Ndërsa një numër i madh studimesh kanë nxjerrë në pah aftësinë e anthocyanines për të frenuar kanceret e traktit gastrointestinal, ka prova që aplikimi i antioksidantëve në mënyrë topike mund të pengojë gjithashtu kancerin e lëkurës.

Sidoqoftë, nëse aronia ofron ndonjë mbrojtje kundër kancerit të lëkurës kur aplikohet në mënyrë topike, mbetet për t’u parë.

Provat aktuale mbi lidhjen midis aronisë dhe kancerit mund të jenë të kufizuara, por ato nxjerrin në pah vlerën e hulumtimit të lidhjes në më shumë thellësi.

Për më tepër, prova aktuale se aronia mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë nuk do të thotë që të gjitha kanceret mund të parandalohen. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Tesla nis prodhimin masiv të kamionit elektrik Semi këtë vit

Tesla pritet të nisë këtë vit prodhimin masiv të kamionit elektrik Semi dhe të fillojë…

15 hours ago

Komodo – dragoi që ekziston vërtet

Në disa ishuj të Indonezisë jeton një krijesë që duket sikur ka dalë nga ndonjë…

16 hours ago

A e dini se cili është filmi më i gjatë hollivudian në histori?

Kur flasim për filma të gjatë, shumica prej nesh mendojnë për produksione që zgjasin dy…

16 hours ago

Dokumenti i gjetur hedh dritë, duke dëshmuar përpjekjet e shqiptarëve të Ulqin për t’u bashkuar me shtetin shqiptar në vitin 1919.

Një dokument i gjetur së fundmi hedh dritë mbi një episod domethënës të historisë kombëtare…

17 hours ago

Tirana, 106-vjet kryeqytet i Shqipërisë

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31…

17 hours ago

Dy Mbretër, Një Gjak: Një Moment Historik në Kajro

Arben N. Bushgjoka Kjo foto rrallëherë dështon të ngjallë kureshtje. Në një dhomë plot histori…

19 hours ago