Categories: KAFSHËTKURIOZITETE

Ngordhje misterioze në masë e peshqve

Rreth 10 tonë peshq mendohet të kenë ngordhur në lumin Oder, një katastrofë ekologjike. Si arsye shikohet zhiva. Ka kritika për mënyrën e komunikimit dhe menaxhimin e lumenjve.

Në lumin Oder, lumin kufitar mes Gjermanisë dhe Polonisë janë zbuluar sërish mijëra peshq të ngordhur, kësaj radhe në afërsi të qytetit Frankfurt mbi Oder. Autoritetet lokale kanë paralajmëruar banorët nga kontakti me ujin, kjo vlen edhe për kafshët shtëpiake dhe ato për  përdorim.

Ende nuk dihet qartësisht, se cila është arsyeja e ngordhjes masive të peshqve, që u bë e ditur për herë të parë para dy javësh. Që në fund të korrikut peshkatarët polakë kanë gjetur  tonelata peshq të ngordhur 300 km larg. Autoritetet polake gjetën në dy vende një lëndë të rrezikshem helmuese, me gjasë Mesitylenin, që për peshqit është me pasoja fatale. Më vonë testet nuk treguan të dhëna për Mesitylen.

Fischsterben in der OderFischsterben in der Oder

Prova të tjera të ujit që u morën nga autoritetet gjermane tregojnë vlera të larta të zhivës në anën gjermane të Oder në Brandenburg, njofton radioja publike rbb. Zhiva është si për njerëzit edhe për kafshët mjaft e rrezikshme. Por lumi Oder ka edhe probleme të tjera. Nxehtësia dhe thatësira. Kjo bën që peshqit në ujë të kenë një sasi të vogël oksigjeni, e arsyeja qëndron në nivelet e ulta të ujit. Kur ata janë të stresuar marrin frymë më shpejt dhe kjo do të thotë se kanë nevojë për më shumë oksigjen, thotë Christian Wolter, punonjës shkencor në Institutin e Leibnizit për ekologjinë ujore.

Eurodeputetja polake, Małgorzata Tracz shprehet e zemëruar mbi ngadalësinë e veprimit të autoriteteve. Megjithë njoftimet për një katastrofë mjedisore, autoritetet polake nuk paralajmëruan, as për të mënjanuar kontaktin me ujin. Sipas Małgorzata Tracz vetëm në afërsi të Olavas janë gjetur 8 tonë peshq të ngordhur. “Problemi është shumë i madh. Nuk është diçka që mund ta injorosh apo që rregullohet vetë.” Edhe peshkatarët lokalë janë të tronditur për gjendjen.

Shoqatat gjermane kërkojnë mbrojtjen më të mirë të Oder

Shoqatat gjermane bëjnë përgjegjëse masat e pamjaftueshme për ngordhjen masive si edhe mungesën e bashkëpunimit përtej ku fijve mes Gjermanisë, Çekisë dhe Polonisë. Eurodeputetja Małgorzata Tracz kujton se të tre vendet janë të lidhura përmes një marrëvesjhe të përbashkët ekologjike . Edhe Shoqata për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Natyrën, BUND kritikon mungesën e bashkëpunimit. “Kjo katastrofë ekologjike nuk do të kishte marrë këto përmasa, nëse autoritetet gjermane dhe polake do të kishin bashkëpunuar më intensivisht”, thotë drejtuesja e BUND, Antje von Broock.

Që nga fundi i korrikut vijnë vërdallë peshq të ngordhur në lumin Oder në në gjatësi prej disa qindra kilometrash”, thotë Broock. Ngordhja kaq masive është edhe një simptomë e gabimeve që janë bërë prej dekadash dhe pasojë e keqfinancimit të mbrojtjes ujore./DW

InForCulture

Recent Posts

Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

  Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Më…

11 hours ago

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes”

  Një element tipik i doktrinës shiite, që ajo e ka të përbashkët me krishterimin,…

11 hours ago

Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani?

  Në një botë gjithnjë e më të lidhur me teknologjinë, Google mbetet një nga…

18 hours ago

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin gjatë ditëve të nxehta të verës

  Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e ditëve më të nxehta të verës, shumë…

18 hours ago

Pse në këtë vend njerëzit po i lyejnë shtëpitë me të zezë, do habiteni (FOTO)

  Të lodhur nga numri në rritje i turistëve dhe influencerëve që çdo ditë vërshojnë…

18 hours ago

Kur duhet të shqetësohemi për frenat?

  Një ndër zhurmat më të zakonshme që shqetësojnë shoferët është ndryshku apo zhurma metalike…

19 hours ago