<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Dëshironi të humbni kilogramë? Mësoni kur duhet të hani mëngjesin dhe darkën

Ushqyerja është një aspekt shumë i rëndësishëm i shëndetit të organizmit.

Krahas saj, koha e ushqyerjes është po aq e rëndësishme, thonë ekspertët.

Një studim i publikuar në revistën Nutritional Science, të cilit i referohet AgroWeb.org, këshillon se ushqyerja në bazë të kohës mund t’ju vijë në ndihmë për të humbur kilogramët e tepërt.

Ushqyerja në bazë të orareve

Kjo metodë ka të bëjë me konsumin e ushqimit në orare të caktuara gjatë ditës. Në studimin e Nutritional Science, pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe.

Grupi i parë konsumonte mëngjesin 60-90 minuta më vonë se zakonisht dhe darkën 60-90 minuta më herët.

Grupi i dytë iu përmbajt rutinës së përditshme të ushqyerjes.

Në fund të studimit, ekspertët zbuluan se grupi i parë kishte humbur më tepër kilogramë dhe kishte reduktuar sasinë ditore të kalorive.

Për më tepër, ky grup kishte reduktuar edhe faktorët e rrezikut të shëndetit siç është kolesteroli i lartë.

Falë këtyre rezultateve, ekspertët thanë se ushqyerja e kufizuar në bazë të kohës ishte shumë efikase në humbjen e masës dhjamore.

A duhet të jetë fleksibël ushqyerja

Pjesëmarrësit në studim e patën të vështirë t’i përmbaheshin orareve kufizuese të ushqyerjes.

Këto orare herë pas here ndërhynin me angazhimet e ndryshme shoqërore dhe familjare.

Megjithatë, 43 për qind e tyre thanë se do të vazhdonin me këtë regjim nëse oraret do të ishin më fleksibël.

Gjithsesi AgroWeb.org ju këshillon që nëse do të nisni këtë regjim bëjeni gradualisht.

Nisni të largoni pak e nga pak orarin e mëngjesit dhe të afroni nga pak orarin e darkës deri sa të arrini ta afroni me 60-90 minuta. Një qasje më e lehtë është kombinimi i regjimit me orare të kufizuara me regjimin e kufizimit të ushqimit.

Ky i fundit mund të aplikohet në mënyra të ndryshme.

Disa të tjerë thonë se njeriu mund të zgjedhë të kufizojë sasitë e kalorive për 500-600 kalori për dy herë në javë.

Një metodë tjetër është mosngrënia për 16 orë në ditë.

Por le të kthehemi tek ushqyerja me orare të kufizuara.

Sipas ekspertëve, kjo teknikë mund të reduktojë masën dhjamore, kolesterolin dhe glukozën në gjak

Njerëzit që i përmbahen këtij regjimi ndihen më pak të uritur dhe hanë më pak.

Regjime të tilla, luftojnë obezitetin dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës.

postbck postbck

Recent Posts

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

7 hours ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

8 hours ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

1 day ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

1 day ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

1 day ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

1 day ago