Gjergj Kastriot-Skënderbeu është Heroi Kombëtar i shqiptarëve. Bëmat dhe historia e tij fitimtare ndaj pushtuesve osmanë në shekullin XV e kanë tejkaluar famën e tij përtej trojeve shqiptare, midis legjendës dhe historisë. Historia e tij është e shkruar dhe e mirënjohur, ndërkohë mjaft intriguese janë edhe historitë që tregohen për kalin e tij.
Rrëfenjat thonë se kur e rrethonin turqit, kali i Skënderbeut hidhej me të zotin lart në ajër e binte në male, në vend të sigurtë. Aty ku binte, zakonisht mbi mal, mbi shkëmb, mbi rrasë, po në atë vend kanë mbetur “Gjurmët e kalit të Skënderbeut”.
Kemi sot shumë toponime me emrin “Gjurmët e kalit të Skanderbegut”, ose “Guri i Skanderbegut”. Të tilla kemi në Qafë-Lurë, në Arni të Kukësit, në Lama të Çidhnës (Dibër), në Mal të Bulqizës, në Pështjesh të Mirditës, në Krujë, në Macukull (Mat), në Grykë të Selitës (Mirditë), në Rugovë, në Gramsh, në Pishkash (Librazhd), në Koçaxhik (Dibër), etj.
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…
Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…
Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…
Një nga perimet më ushqyese nga të gjithë të tjerat është selino, që…
Përbërësit: disa gjethe rozmarine, 3 kokrra limon, 250 gr mjaltë, 1 litër ujë. Shtrydhni…